Analisti politik dhe eksperti i CIVIL –Qendrës për Liri, d-r. Sasho Ordanoski, në intervistë për CIVIL Media vlerëson se VMRO-DPMNE dhe lideri Nikolla Gruevski, refuzojnë ta ndërpresin tërë rashomoniadën pas –zgjedhore, sepse duan të shkaktojnë incident. Sipas d-r. Ordanoskit, ky është skenari me të cilin pushteti që e udhëhiqte Maqedoninë 12 vitet e fundit, dëshiron të krijojë mundësi për negociata të reja.
Mirëpo, ai është i vendosur në qëndrimin se “nuk do të ketë Përzhino 3” dhe se Maqedonia do të ketë qeveri të re, sepse qytetarët në zgjedhje u deklaruan për këto ndryshime.
“Opinioni nuk i din të gjitha hollësitë nga tregimi që është kompleks dhe të gjitha tregimet që po zhvillohen në prapavijë në parlamentin. Shumica parlamentare ka pasur mundësinë të konstituohet deri tani, por jo pa incident. Ndërsa ky është skenari i VMRO-DPMNE dhe Gruevskit. Ata dëshirojnë të vjen deri te incidenti, që tu hapë mundësi për negociata të reja, sepse atëherë ata do ta frynin, do ta lartësonin, ndoshta do të ishte tepër e pakëndshme…Që të mos zgjidhen pastaj punët përmes institucioneve të cilave duhet tu kthehet besimi dhe kapaciteti, por përsëri përmes takimeve mes liderëve, përzierjeve…, që të arrihet deri te marrëveshja pas dyerve të mbyllura. Ky është skenari i VMRO – DPMNE…Me siguri se vlerësimet e liderëve të asaj shumice janë se u duhet ende kohë që të mbyllen disa çështje, të harxhohen disa potenciale nga pushteti, të harxhohen disa opsione, të fitohet mbështetje e pastër ndërkombëtare, dhe pastaj, eventualisht të kalohet në diçka, për të cilën të gjithë shpresojmë se do të jetë faza e ardhshme e zgjidhjes së krizës”, vlerëson d-r Ordanoski.
“Mendoj se ndoshta një nga skenaret është të shkaktohet shënimi i pozitave përfundimtare të të gjithë pjesëmarrësve në politikë, dhe të shihet se kush për çfarë është i gatshëm, sepse, çfarë do që të ndodhm do të ketë pasoja. Presim që ditëve të ardhshme me gjithat të kalohet në aktivitete konkrete, për formimin e qeverisë së re. E mandej, çështjet do të zgjidhen një nga një”, vlerëson Ordanoski.
“Prokuroria Speciale Publike, nuk dyshoj se do të vazhdojë të punojë dhe do ta kryen punën e vet, madje edhe në ky afat prej disa muajve do ‘tu mjaftojë. Sepse, pres që në periudhën e ardhshme do të ketë aktivitete të zmadhuara të PSP, në kuptim të publikimit të dyshimeve të reja për njerëz të ndryshëm, nga pozita të ndryshme nga pushteti aktual. Dhe mandej, pasi të rimëkëmbet edhe pushteti i ri, patjetër se do të hapet edhe seanca për Gjykatën Speciale dhe për vazhdimin e PSP”, thotë mes tjerash d-r Ordanoski në intervistën për CIVIL Media.
Gazetare dhe kamerë: Monika Taleska
Montazhi: Ermin Klimenta