CIVIL – Qendra për Liri vazhdon me sërën e prezantimeve publike të projektit “Shoqëri pa kufij”. Të mërkurën (26 prill ) me fillim në ora 12, para qytetareve dhe qytetarëve në Veles, Civili do ta promovojë Kartën Qytetare, dokument global për avancimin e të drejtave qytetare dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.
“Karta qytetare” paraqet hap të ri të shoqërisë qytetare në korniza globale, që u promovua vitin e kaluar në Konferencën botërore për perspektiva globale, e mbajtur në Berlin, me iniciativë të Qendrës Ndërkombëtare për Shoqëri qytetare dhe disa organizatave qytetare botërore të mirënjohura.
Projekti më i ri “Shoqëri pa kufij” – Civili e zbaton me mbështetje të Fondacionit – “Hajnrih Bell”.
Civili është një nga 50 organizatat – nënshkruese të “Kartës Qytetare” në nivel botëror dhe do të jetë bartës I aktiviteteve promovuese dhe edukative për Kartën në Maqedoni.
Gjatë evenimentit në Veles do të organizohet prezantim detajor i të gjitha aktiviteteve lidhur me “Kartën Qytetare” në nivel botëror dhe nacional. Qytetaret dhe qytetarët do të kenë mundësi të fitojnë material edukative dhe informuese, si dhe të kyçen ndaj mbështetjes për Kartën, përmes nënshkrimit të deklaratës për mbështetje ose me pjesëmarrje në foto – video peticionin I cili është I pari i këtij lloji, me çfarë Civili për herë të parë do ta vendosë këtë formë të mbështetjes në korniza botërore.