CIVIL Media në Gostivar bisedoi me Muhamed Toçin, aktivist shumëvjeçar i shoqërisë qytetare, lider i Shoqatës Humanitare Bamirëse Rome – “Hëna” (“Meseçina”), organizatë e Gostivarit e cila angazhohet për avancimin e të drejtave të bashkësisë Rome, e cila është e stigmatizuar dhe e ballafaquar me sfida dhe probleme të mëdha. Me atë biseduam për problemet kyçe të bashkësisë Rome.
“Bashkësia etnike Rome është bashkësia etnike më e rrezikuar në Maqedoni, për prioritetet e të cilës ne angazhohemi, dhe ato janë –arsimi, strehimi, punësimi dhe shëndetësia”, thotë Toçi.
Për zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat përballet bashkësia Rome, si dhe të gjitha bashkësitë në Gostivar, Toçi thotë se shteti së pari duhet të rimëkëmbet, dhe menjëherë pastaj të fillojë me perceptojë Romët, nevojat dhe sfidat me të cilat përballen, si në nivel lokal, ashtu edhe në nivelin nacional.
“Njëherë e përgjithmonë duhet të bëhet e qartë se zgjidhja e këtyre problemeve nuk do të mund të bëhet nëse Romët nuk janë pjesë e krijimit dhe implementimit të politikave për Romët”, thotë Toçi.
Ai thotë se politikat të cilat i zbatojnë ministritë në nivel lokal dhe nacional, shpesh nuk kanë sukses vetëm për arsyen se nuk janë të përfshirë vetë Romët në krijimin e të njëjtave. Për mbresat në opinion se përfshirja e sektorit qytetar Rom është në masë të madhe formal, Toçi thotë se edhe kjo mund të ndryshohet, vetëm nëse me të vërtetë përfshihen Romët në procesin e krijimit dhe implementimit të politikave të këtilla.
“Mbetet vullneti i pushtetit lokal dhe nacional, që me të vërtetë seriozisht të fillojë me implementimin e politikave individuale. Shteti duhet vetë të zgjedhë nëse dëshiron zgjidhjen e këtyre problemeve ose problemet të zvarriten edhe më tej”, thotë Toçi.
Petrit Saraçini
Kamera: Dehran Muratov
[divide]
Intervista është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për “Kartën Qytetare”, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.