Katër muaj pas zgjedhjeve, Maqedonia po fundoset në loja politike, presione, rrëmujë…Në vend të daljes, me qeveri të re e cila do ta pastrojë krimin dhe korrupsionin në aparatin shtetëror, ajo e jeton krizën më komplekse nga pavarësimi në vitin 1990. Shteti, institucionet dhe qytetarët janë të burgosurit e hapave të politikanëve.
Rolin kyç edhe më tej e ka presidenti Gjorge Ivanov, i cili i mbeti besnik VMRO – DPMN-së dhe liderit Nikolla Gruevski, dhe sipas interpretimeve të ekspertëve të Kushtetutës, ai kundër kushtetutës refuzon t’ia jep mandatin shumicës parlamentare. Për Ivanovin nuk mjafton që nga gjithsej 120, shumica prej 67 deputetëve nga LSDM, BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, pajtohen të formojnë qeverinë e re. Ai edhe më tej është i vendosur se kjo shumicë do ta implementojë të ashtuquajturën Platformë të Tiranës, e cila sipas tij e rrezikon karakterin unitar të shtetit dhe është rrezik serioz për mbijetesën e Maqedonisë, në kufijtë ekzistuese.
Episodi i ri i seancës konstitutive në Kuvend
Çdo vazhdim i seancës konstitutive në parlamentin rrjedh si pas skenarit të shkruar paraprakisht, me replika nga deputetët e VMRO – DPMNE, të cilët me vetëdije tentojnë ta prolongojnë zgjedhjen e presidentit të ri, zëvendësin e presidentit, anëtarët dhe zëvendësit e komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Nga VMRO –DPMNE në vazhdimësi vijnë akuzime se LSDM planifikon puç në Kuvendin, me shkelje të rregullores, me pengim të deputetëve dhe me ndërprerje të debateve për të ashtuquajturën Platformë të Tiranës.
Nga LSDM paralajmërojnë se edhe përskaj këtyre hapave destruktive të VMRO – DMNE, së shpejti me sukses do të mbarojë seanca konstitutive, ndërsa Maqedonia më në fund do të fitojë qeveri të re, e cila do të hapë faqen e re të demokracisë dhe progresit të Maqedonisë.
Mesazhe për “gatitu” vijnë nga “Për Maqedoni të përbashkët”
Në skenën politike të Maqedonisë edhe më tej rol të rëndësishëm luan lideri i VMRO –DPMNE, Gruevski, i cili e ashpërson retorikën. Ai porositi qartë: “Nëse LSDM tenton, në kundërshtim me Rregulloren, të zgjedh presidentin e Kuvendit, VMRO –DPMNE do të reagojë ashpër. Nëse LSDM hyn në skenarin e sjelljes jodemokratike dhe kundër rregullores, duhet të pritet se populli në Maqedoni do të reagojë seriozisht”.
Nga LSDM porosisin “opozitarja VMRO-DPMNE të tërhiqet nga dhuna mbi shumicën parlamentare. Nuk mundet që disa kriminelë nga maja e VMRO-DPMNE të sjellin në rrezik interesat e qytetarëve dhe shtetit. Udhëheqësia e VMRO –DPMNE të tërhiqet nga provokimet, nga përhapja e tensioneve etnike dhe urrejtja. Shumë shpejtë do të zgjidhet presidenti i ri i Kuvendit, e mandej, edhe Qeveria e re reformatore e qytetarëve të Maqedonisë unitare”.
Porosi për “gatitu” dhe protesta masovike dërguan edhe organizatorët e protestave” Për Maqedoni të përbashkët”. Ditët që vijojnë ata i vlerësuan si kyçe, paralajmëruan edhe intensifikimin e marshve protestuese, përmes të cilave kërkojnë heqje dorë nga e ashtuquajtura Platformë e Tiranës, dhe ruajtjen e unitarizmit të shtetit.
Bashkësia ndërkombëtare me qëndrim të qartë: folës i ri dhe qeveri pa prolongim!
Folës i ri i parlamentit dhe formim i qeverisë së re të bazuar në shumicën – janë pritjet e Bashkësisë Evropiane. Sot arritën porosi të qarta edhe nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. BE me porosi për liderët politikë dhe institucionet në Maqedoni, të lejojnë të zhvillohet procesi demokratik”.
Monika Taleska