• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

NDI: Kriza politike është problemi më serioz për qytetarët e Maqedonisë!

April 7, 2017
in POLITIKË
NDI: Kriza politike është problemi më serioz për qytetarët e Maqedonisë!
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë nga konflikti në vitin 2001, situata e përgjithshme politike – kriza politike, është problemi më serioz për qytetarët e Maqedonisë, pas të cilës vijojnë varfëria, papunësia, kriza ekonomike dhe platforma e nënshkruar nga liderët e partive të  bllokut shqiptar. Këto janë rezultatet nga anketa “Perceptimi i qytetarëve të Maqedonisë për gjendjen momentale politike në Maqedoni”, të cilën në muajin mars e ka zbatuar Instituti Nacional Demokratik amerikan, me mbështetje financiare nga USAID.

23% nga qytetarët në Maqedoni, gjendjen momentale politike në shtet e përjetojnë si të tensionuar, kritike dhe jostabile.

Madje 65% mendojnë se shteti po ec në drejtim të gabueshëm, përballë vetëm 8% të cilët mendojnë se shteti po lëviz në drejtim të vërtetë.

Pothuajse çdo i treti nga të pyeturit vlerëson se përgjegjësi më i madh për krizën politike është VMRO-DPMNE ose Presidenti Gjorge Ivanov. Për 13% problemi qëndron në platformën e partive të shqiptarëve, ndërsa 11%  e drejtojnë gishtin nga LSDM.

Pothuajse dy të tretat nga qytetarët vlerësojnë se shumica nga deputetët mund të formojnë qeverinë, ndërsa gjysma nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë (51%) vlerësojnë  se LSDM dhe partnerët e saj koalicionues kanë autorizimin për udhëheqjen e qeverisë/ Megjithatë, vetëm 40% vlerësojnë se formimi i qeverisë , pa dorëzimin e mandatit nga Ivanovi, është legjitime.

Tetë nga dhjetë qytetarë të Republikës së Maqedonisë (81%) nuk e kanë lexuar Platformën e nënshkruar nga partitë e bllokut shqiptar.

Sipas qytetarëve, rritja e ekonomisë,  vendosja e fundit të krizës politike, punësimet, bashkimi i vendit dhe sundimi i të drejtës – duhet të jenë pesë prioritetet e para për Qeverinë e re.

Platforma e nënshkruar nga liderët e partive etnike Shqiptare është prioritare për vetëm 1,8% nga qytetarët e anketuar.

Në pyetjen –“ Prej nga më së tepërmi informohen për ngjarjet politike?”, 66,5% janë përgjigjur se më së tepërmi informohen nga televizionet: Sitel -14.4, Kanal 5 – 13.7, Alsat-M- 12.8 dhe TV 24-11.9 %.

Anketa është realizuar nga TIM Instituti mbi 807 të anketuar në moshë prej 18 vite e më të vjetër.

 

Tags: AnketëGjorge IvanovLSDMNDIPlatformaprioriteteTIM Institutivmro dpmne
Next Post
Analizë javore: Maqedonia pa qeveri – e burgosur në lojat politike!

Analizë javore: Maqedonia pa qeveri – e burgosur në lojat politike!

Kulmi i pakënaqësisë dhe mllefit të qytetarëve nga pushteti totalitar- kleptokratik!

Kulmi i pakënaqësisë dhe mllefit të qytetarëve nga pushteti totalitar- kleptokratik!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom