Të mitur me moshë nga 14 vite e më lartë kanë shpërndarë afishe me përmbajtje politike në Shirok Sokak sot në Manastir. Edhe pse nuk ishin të regjistruara incidente gjatë këtij aksioni, vërehet se këta fëmijë janë të koordinuar nga anëtarë më të rritur të partisë qeverisëse, edhe pse tentojnë të paraqiten si aktivistë të organizatës qytetare.
Fëmijët të cilët janë të kyçur në këtë fushatë propagandiste partiake-politike nuk kishin pajtim me shkrim nga prindërit, dhe as organizatorët nuk kishin shpjegim për faktin se janë të kyçur persona të mitur, pa dokumentacion përkatës, gjegjësisht, pajtim nga prindërit.
Civili disa herë e alarmon publikun për keqpërdorimin e të miturve për qëllime politike.