Negociatat në relacionin LSDM –BDI në stilin “ një hap para- dy prapa”, e shënuan skenën politike në Maqedoni javën e kaluar. Më në fund edhe BDI vendosi që dhjetë nënshkrimet e deputetëve në Qeverinë e re t’ia besojë liderit të LSDM (49) Zoran Zaev, si dhe Aleansa për Shqiptarët (3) dhe Besa (3). Kështu që, Zaevi sot me listën prej gjithsej 67 mandateve, kërkoi mandat për Qeveri të re, nga Presidenti Gjorgje Ivanov.
Mbetet dilema nëse Presidenti Ivanov, për të cilin vlen sintagma “ i afërt me VMRO-DPMNE”, do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, dhe do t’ia jep mandatin Zaevit. Ose, siç udhëzojnë ekspertët kushtetues ndërkohë, shumica e deputetëve do të ulet dhe pas vazhdimit të konstituivit të Kuvendit të ri, do të vendos për formimin e Qeverisë së re. Edhe partnerët e koalicioneve i dhanë mbështetje Zaevit, të bëhet mandatar i ri i Qeverisë së ardhshme.
Nëse Ivanovi vendos të veprojë në përputhje me Kushtetutën, hapi i ardhshëm deri te formimi i Qeverisë mes LSDM dhe partive nga blloku shqiptar, do të jetë definimi i ligjit për gjuhë, dhe një pjesë tjetër e kërkesave me cilat këto parti e kushtëzuan për koalicion për Qeveri të re.
Deklaratë historike e liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski
Vendimi i partive të shqiptarëve etnikë, t’ia besojnë nënshkrimet liderit opozitar Zaev, ë është hap deri te formimi i Qeverisë së re, shkaktoi turbulenca te VMRO-DPMNE, partia e cila në zgjedhjet fundit të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, fitoi 51, ose vetëm 2 mandate për deputetë më tepër se opozitarja LSDM. VMRO-DPMNE paralajmëroi se do ti kundërshtohet “ligjit katastrofal për dygjuhësi” dhe akuzoi për rrezikimin e interesave nacionale, ndërsa këto hapa çojnë më tej deri te kantonizimi dhe ndarja e shtetit.
Lideri partiak, Nikolla Gruevski, edhe në një televizion nacional edhe në Fejsbuk profilin etij paralajmëroi se “shteti është i sulmuar dhe vetëm populli mund ta mbrojë”. Sipas tij, bëhet fjalë për operacion i cili zbatohet nga qendra të jashtme për rrënimin e pushtetit dhe sjelljen e Zoran Zaevit në pushtet, për “dobësimin shtetit, me qëllim të ndryshimit të emrit dhe identitetit të Maqedonasve”. Gruevski madje edhe i porositi Zaevit se “VMRO-DPMNE është e gatshme ta mbështetë LSDM-në si qeveri pakice, vetëm nëse Zaevi heq dorë nga goditja e themeleve të shtetit, për shkak të dëshirës së tij për pushtet”.
Këtyre akuzave u pasojnë kundërgoditje nga LSDM, prej nga me të madhe paralajmërojnë ardhjen e Qeverisë së re dhe “ jetës në Maqedoni”.
Mediat dhe rrjetet sociale me gjuhë të urrejtjes
Fjalori i VMRO-DPMNE dhe i liderit Gruevski ka nxitur gjuhë të urrejtjes te anëtarët dhe simpatizuesit e partisë. Nga atje vijnë thirrje për protesta dhe dalje masovike në rrugë “me qëllim për mbrojtje të interesave nacionale të shtetit”, të cilat janë posaçërisht aktuale në rrjetet sociale. Sipas disa analistëve të vendit, këto thirrje janë të parrezikshme, sepse qytetaret dhe qytetarët nuk do të bëhen pre të provokimeve të tilla. Ndërsa “flijimin” e Gruevskit e vlerësojnë si kërkesë të tij për përgjegjësi kolektive për ngarkimin të cilin ai duhet ta bartë.
Edhe Kisha Ortodokse Maqedonase nuk mbeti imune ndaj ngjarjeve. Sinodi i Shenjtë ka shprehur brengosje të madhe dhe bëri thirrje për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit, pajtim, falje, përgjegjësi dhe unitet nacional!
Shoqata Maqedonase “Tvrdokorni” mbajti marshim të qetë protestues nën moton “ Zotim për Maqedoninë”, i cili filloi nga oborri i Kishës Ortodokse “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. “Iniciativa qytetare për Maqedoni të përbashkët” sot organizon protestë.
Mediat e afërta me VMRO-DPMNE edhe më tej përhapin gjuhë të urrejtjes përmes prezantimit të informatave njëanëshe dhe komenteve që nxisin hapa radikale dhe trazira në vend.
Monika Taleska