• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

MPJ kërkon qëndrim të Stejt Departamentit rreth deklaratës së kongresmenit Amerikan për ndarjen e Maqedonisë!

February 7, 2017
in Uncategorized
MPJ kërkon qëndrim të Stejt Departamentit rreth deklaratës së kongresmenit Amerikan për ndarjen e Maqedonisë!
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria për Punë të Jashtme, përmes Ambasadës së Maqedonisë në Uashington, ka kërkuar qëndrim nga Stejt Departamenti i SHBA për deklaratat e kongresmenit Amerikan Dana Rohrbaker, të dhëna në intervistën për “Vizion Plus” nga Tirana.

Në lajmërimin e MPJ thuhet që kongresmeni është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme dhe President i Nën-komitetit  për Punë Evropiane të Shtëpisë Përfaqësuese, dhe sipas kësaj, deklaratat e tij shkaktojnë shqetësim të madh në vendin dhe rajonin. Gjithashtu, MPJ paralajmëron se deklaratat e këtilla e përhapin retorikën nacionaliste te fqinjët.

“Besojmë se Stejt Departamenti do të mënjanojë çdo dilemë rreth pozitave të paraqitura, si dhe do ta afirmojë politikën e vet ndaj Maqedonisë dhe Ballkanit”, thuhet në lajmërimin e MPJ.

Në intervistën, kongresmeni Rohrbaker thotë se qëndrimi i tij është se Maqedonia nuk është shtet, dhe se popujt në Maqedoni janë aq të ndarë sa që, sipas tij, më mirë do të ishte që Shqiptarët të jenë pjesë e Kosovës, ndërsa pjesa tjetër e Maqedonisë të bëhet pjesë e Bullgarisë, ose cilit do shtet tjetër!?

Në pyetjen nëse administrata e Presidentit të SHBA, Donald Tramp, e mbështet këtë ide, kongresmeni u përgjigj: “Unë kam ndikim mbi politikanët Amerikanë. Unë jam president i Komitetit për Punë të Jashtme të Shtëpisë Përfaqësuese e cila merret me atë pjesë të botës. Do të kemi seanca në muajt e ardhshëm. Një nga pyetjet për të cilat do të diskutojmë, është ndryshimi i kufijve, me qëllim që ato të kenë kuptim dhe të sjellin paqe në Ballkan”.

Tags: kongresmenit AmerikanMPJStejt Departamentit
Next Post
TENDERË Marrëveshje ELEM – SGS: Edhe një marrëveshje dyshimtë marre pushtetit!

TENDERË Marrëveshje ELEM – SGS: Edhe një marrëveshje dyshimtë marre pushtetit!

Han u takua me Dimitrievin

Han u takua me Dimitrievin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom