Për një javë mbaron afati kushtetues për formim të qeverisë. Por, në periudhën e fundit në skenën politike të Maqedonisë, duket se rolin e mandatarit e përvetësoi lideri i BDI, Ali Ahmeti, në vend të liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, i cili e pranoi mandatin nga Presidenti Gjorgje Ivanov. Javën e kaluar, Ahmeti, përskaj negociatave të rregullta me Gruevskin, ka realizuar edhe takimin e parë me liderin e LSDM, Zoran Zaev.
Kjo me siguri se e zmadhon pasigurinë rreth suksesit të negociatave mes VMRO-DPMNE dhe BDI (e cila fitoi besimin për negociata, në emër të nënshkruesve të Platformës – BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët).
Negociatat në relacionin VMRO-DPMNE –BDI kryesisht rrotullohen rreth dy çështjeve: vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe dygjuhësisë. Sipas informatave që përmes lajmërimeve paraqiten para publikut, VMRO-DPMNE është kategorikisht kundër, ndërsa për BDI këto janë dy kërkesa thelbësore nga Platforma. Por, pas takimeve dhe këshillimeve të Ahmetit me përfaqësues të Korit diplomatik në Maqedoni, ai në agjendën e tij politike e vendosi LSDM-në. Pas takimit Zaev –Ahmeti, LSDM ka lajmëruar se vetëm janë definuar pozitat e partive, por se paralajmërime dhe takime të reja nuk ka.
Kryeministri dhe ministrat-deputetë e shkelin Kushtetutën!
Kryeministrit Emill Dimitriev, Ministrit për Punë të Jashtme Nikolla Poposki, Ministrit për Shëndetësi Nikolla Todorov dhe Ministres për Kulturë, Elizabeta Kançeska Milevska, duhet tu merren mandatet për deputetë dhe ata duhet të përgjigjen para ligjit! Sipas ekspertëve juridikë, katër ministrat e shkelin Kushtetutën dhe Ligjin, nga dita e verifikimit të mandatit të seancës konstitutive të Kuvendit.
Pasiguria rreth formimit të Qeverisë së re ka prodhuar edhe thashetheme se Presidenti Gjorgje Ivanov do të jep dorëheqje, nëse orvatjet e Gruevskit për formim të qeverisë. Nga kabineti i Ivanov nuk ka përgjigje, por ekspertët theksojnë se as një hap i tillë eventual nga Ivanovi, nuk do të jetë pengesë ligjore për formim të qeverisë, sepse vendimin për dorëzimin e mandatit – mandatari tjetër, do ta sjell Qeveria e re.
“Desorosoizimi” është mjeti i ri i VMRO-DPMNE
Në vend të reformimit të pjesërishëm, post-zgjedhor, VMRO –DPMNE u paraqit me mjet të ri- “desorosoizim” i Maqedonisë. Lideri i partisë dhe mandatari aktual Gruevski, i cili për herë të parë e promovoi “desorosoizimin” para bashkëpartiakëve të tij para KSHZ, gjatë protestave të ashpra të VMRO-DPMNE, tani e vazhdoi agjendën.
Përballë ortekut të reagimeve nga shoqëria qytetare, si përgjigje ndaj këtij vendimi të Komitetit Ekzekutiv, i cili është pjesë e “Proklamimit”partiak, u formua lëvizja qytetare “Stop operacioni SOROS” (SOS). Për një pjesë të shoqërisë qytetare këto hapa të VMRO-DPMNE pjesërisht janë në drejtim të defokusimit të publikut nga ngjarjet aktuale. Por, lëvizja qytetare SOS e promovoi qëllimin –“sektori qytetar të lirohet nga monopolizimi nga ana e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në vitet e kaluara”.
Ngjarjet në Maqedoni dhe reflektimet te fqinjët
Ngjarjet aktuale në Maqedoni i kanë lëkundur marrëdhëniet bilaterale me fqinjët. Pas deklaratave të Ministrit për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili i quajti Maqedonasit “Sllavomaqedonas”, arritën zëra të ashpër edhe nga Presidenti i mëparshëm i Bullgarisë, Rosen Plevneliev.
“Maqedonia duhet të hyjë në Bashkimin Evropian, por jo edhe Maqedonizmi!”, ka porositur Plevneliev, duke e vlerësuar Maqedonizmin si ideologji kundër Bullgare dhe kundër demokratike.
Në vend- pagesat e taksave rrugore në Republikën e Serbisë u paraqit referenca, në vend të emrit kushtetues të Maqedonisë. Kjo vjen pas deklaratës së Ministrit për Punë të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, se Serbia ka gabuar që e ka pranuar Maqedoninë nën emrin Kushtetues.
Raportuesi për Maqedoni në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll, ka apeluar deri te liderët në Ballkan të marrin përgjegjësi për stabilitetin e rajonit dhe të fokusohen në integrimin Evropian. Porositë janë adresuar deri te Maqedonia, Serbia, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina, por Vajgëll nuk u adresohet personave ose ngjarjeve të caktuara.
Monika Taleska