Në seancën e djeshme Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së e vlerëson si skandaloze, të turpshme dhe politik, vendimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ta tërheqë akuzën e rastit ‘’ PUÇ’’. Në kontekstin e bisedimeve për formimin e Qeverisë, në seanca , KZ e ka riafirmuar mbështetjen për liderin e partisë Nikolla Gruevski – të vazhdojë me aktivitetet në atë drejtim sepse, siç theksuan nga partia, vullneti i qytetarëve është imperativ.‘’ Në bazë të argumenteve të paraqitura juridike, u vlerësua se bëhet fjalë për vendim të turpshëm të PSP, në vend të organit i cili ndjek vepra kriminele, e promovoi veten në organ partiak të LSDM-së, e detyrë kryesore e të cilit është veprave kriminele të Zaevit dhe shoqatës kriminele të formuar rreth tij’’ , qëndron në lajmërimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia pohojnë se Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së i inkurajon institucionet të punojnë të në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet dhe të mos lejojnë veprat kriminele te kalojnë të pa dënuara.
Nga njoftimi për publikun, disa zëdhënës pro-qeveritarë para mediave dolën edhe me tituj si “Amnistia e Zaev-it mund të shkaktojë protesta të dhunshme’’!?