• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Deralla: Presioni mbi mediat është praktikë e zakonshme e pushtetit në largim!

January 17, 2017
in POLITIKË
Deralla: Presioni mbi mediat është praktikë e zakonshme e pushtetit në largim!
Share on FacebookShare on Twitter

Në dëgjimin për rastin e njohur në publik si “Fortesa 2”, me kërkesë të avokatit Nikolla Dodovski, gjykatësja i mënjanoi gazetarët  deri sa lexohej shkresa nga Ministria e Punëve të Brendshme deri te PSP, edhe pse sipas Prokurores Speciale Publike Lençe Ristevska, ky nuk është dokument i klasifikuar dhe nuk ka nevojë të largohet publiku, lajmëroi “A1 on”.

Presidenti i CIVIL – Qednrës për Liri, Xhabir Deralla, thotë se ky nuk është rasti i vetëm i kufizimit të së drejtës që publiku të jetë i njoftuar, në rastet që i udhëheq PSP.

“Paraprakisht, Nikolla Gruevski ka kërkuar të mos ketë gazetarë në afërsi të gjyqit kur ai u paraqit atje për herë të parë. Si u arrit kjo? Kush u ndaloi mediave ta kryejnë punën e tyre?”, pyet Deralla. Ai vlerëson se procedura e largimit të gazetarëve nga salla e gjyqit pa arsye, duhet vetëm t’i shtohet listës së gjatë të veprimeve të papranueshme të pushtetit dhe të dëgjueshmëve të tyre, kundër standardeve demokratike, kundër të drejtës që publiku të dijë se çfarë po ndodh.

“Presionet mbi mediat dhe manipulimi me publikun janë praktikë e zakonshme e pushtetit në largim. Kur në vitin 2012 deputetët e opozitës u larguan në mënyrë të dhunshme nga parlamenti nga forcat speciale policore, dhe gazetarët ishin të rrahur dhe të larguar nga vendi i gazetarëve! Gjithashtu, TV A1 dhe tre gazeta ditore ishin të mbyllura në mes të natës, dhe me forca speciale. Kur gazetaret dhe gazetarët protestonin për “rastin Kezharovski”, atyre u dërguan forca speciale. Ministri Peshevski fizikisht e sulmoi gazetarin Ivanovski, ndërsa drejtori i Arkivit Shtetëror, bëri thirrje publike për likuidimin e tij. Apologjetët e pushtetit thërrasin për ekzekutim të gazetarëve, intelektualëve dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut”, deklaroi Deralla për CIVIL Media.

Në rastin “Fortesa 2” sot ishte dëgjimi i dytë përgatitor, edhe pse gjykatësja në dëgjimin e kaluar paralajmëroi se do të jetë dëgjimi kryesor. Në këtë rast, janë të akuzuar shefi i mëparshëm i Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujovski si edhe gjashtë persona tjerë të punësuar në këtë Drejtori. Ata ngarkohen se kanë shkatërruar 2.047 shkresa zyrtare, nga të cilat 22 janë të policisë sekrete, për blerjen e pajisjes për ndjekjen e komunikimeve.

M.Ivanovska

Tags: civilDeralla
Next Post
Pllavevski, KNRM: Papunësia i dëbon të rinjtë nga Maqedonia

Pllavevski, KNRM: Papunësia i dëbon të rinjtë nga Maqedonia

Si (do) të shpenzohen të hollat e qytetarëve nga festimet e anuluara për Vitin e Ri?

Si (do) të shpenzohen të hollat e qytetarëve nga festimet e anuluara për Vitin e Ri?

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom