“Kombinimet, gjegjësisht, matematikat lejojnë çdo gjë! Mirëpo, nëse merret parasysh shteti, e jo pushteti, nëse merren parasysh interesat shtetërore, atëherë mendoj se duhet të theksohet, të vihet theksi në gjetjen e riaftësimit të institucioneve. Për arsye se mendoj që ne nuk kemi krizë institucionale, ne jemi para kolapsit të intsitucioneve shtetërore! Me retorikë të këtillë, me këtë lloj, mund të them lirisht, politike në dhjetë vitet e fundit, mendoj se nuk mund të përmirësohen kushtet, dhe është e qartë se ndrysheimet janë të domosdoshme”, deklaroi në bisedën për CIVIL Media, lideri i Partisë për Prosperitet Demokratik, Faton Aliti.
“ Është i domosdoshëm ndryshimi i qasjes ndaj zgjidhjes së problemeve të ndryshme, siç është mosfunksionimi i institucioneve. Duke gjykuar nga ajo që është deklaruar, po edhe në një mënyrë se si është vepruar, mendoj se ndryshimi i pushtetit është i domosdoshëm. BDI është një nga elementet të cilat tregojnë se në organizatën e brendshme kanë individë të cilët ndoshta janë të inkriminuar, por, megjithatë, numrat tregojnë se pa BDI nuk mund të ketë qeveri. Nëse ata vendosin të mos hyjnë në përbërjen e qeverisë, kjo do të thotë zgjedhje të reja për të cilat mendoj se nuk janë i mirë, sepse ato zgjedhje do të ishin të organizuara nga institucione të cilat janë plotësisht të kontrolluara nga VMRO-DPMNE dhe BDI, dhe mendoj se në atë rast do të kemi rezultate të padëshiruara”, vlerëson Aliti.
CIVIL Media: VMRO-DPMNE dolën me lajmërim në të cilin në mënyrë kategorike qëndrojnë në qëndrimin se nuk mund ti pranojnë kërkesat nga Platforma e tre partive Shqiptare…
Aliti: Mirë, ata ashtu vlerësojnë. Në fakt, ata bëjnë një spin kur thonë se përdorimi i gjuhës shqipe në tërë territorin do të sjell deri te mësimi i detyrueshëm i gjuhes, dhe federalizim, që thjeshtë nuk është ashtu. Kjo do të nënkuptonte se secili organ shtetëror, në cilën do pjesë të Maqedonisë, në të cilën ndonjë qytetar do të ishte drejtuar në gjuhën shqipe, të mund tëpranojë përgjigje në të njëjtën gjuhë. Gjë për të cilën nuk e shoh si problem të madh. Mirëpo, kjo qëllimisht problematizohet nga VMRO-DPMNE. VMRO-DPMNE e dinë se kjo nuk është ashtu, e dinë se kjo nuk do të thotë mësim i detyrueshëm dhe kështu me radhë…Edhe atë, pikërisht për shkak të faktit për të cilin mendoj se ata nuk duan të formojnë qeverinë. Ata duan zgjedhje të reja, me kontrollin e tyre të institucioneve. Për këtë arsye është retorika e tyre e tillë. Përndryshe, edhe ata nuk janë të bindur se kjo është kështu.
CIVIL Media: Si e sheh PPD koalicionimin e mundshëm të BDI me LSDM?
Aliti: E po nuk ka opsion tjetër. Ose, BDI dhe LSDM, plus Aleanca për Shqiptarët, sepse BDI dhe LSDM së bashku nuk kanë 61 deputetë, ose zgjedhje të reja. Unë nuk shoh opsion tjetër. Kam shpresa për opsionin e parë, jo për arsye se ne jemi ndonjë pjesë, ne nuk jemi pjesë e asnjë opsioni. Mendoj se çdo herë duhet pasur parasysh shteti dhe qytetarët, e jo pushteti. Nëse kemi përgjegjësi ndaj shtetit, mendoj se opsioni më i mirë edhe për zhbllokimin e veç më proceseve të ngecura euro-atlantike është LSDM dhe BDI, plus ndonjë i tretë, dhe pse jo edhe i katërtë…
Monika Taleska
Kamera: Atanas Petrovski