Gjykata Administrative në seancën e sotme e ka pranuar padinë e koalicionit “Për jetë në Maqedoni”, të udhëhequr nga LSDM dhe ka vendosur të anulohet votimi në vendvotimn nr.2011 në Komunën e Tearcës, në Njësinë e Gjashtë zgjedhore. Ekipet e CIVIL Qendrës për Liri do ta vëzhgojnë procesin zgjedhor edhe në ditën e rivotimit të dielën, më 25 dhjetor.
Në këtë vendvotim janë evidentuar gjithsej 714 qytetarë me të drejtë vote. Nga ata, më 11 dhjetor kanë votuar 404 votues. Sipas rezultateve nga KSHZ, 17 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme. Më së shumti, 91 qytetarë kanë dhënë votën e tyre për VMRO-DPMNE dhe koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”. Për LSDM dhe koalicionin “Për jetë në Maqedoni”, kanë votuar 87 votues, për PDSH votën e tyre e kanë dhënë 64, ndërsa 53 votues kanë votuar për BDI. “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” ka fituar një votë, ndërsa PPD asnjë votë. “Aleanca për Shqiptarët” ka fituar 25 vota, koalicioni “VMRO- për Maqedoni” – 1 votë, ndërsa për Besa kanë votuar 65 qytetarë.
LSDM dhe koalicioni kanë ngritur edhe tre padi, kundër vendomeve të KSHZ, për parregulsi zgjedhore, me të cilat kërkojnë rivotim në tre vendvotime, për të cilat gjithashtu pritet vendimi i Gjykatës Administrative.
Edhe VMRO-DPMNE ka ngritur padi deri te Gjykata Administrative, pasi KSHZ e ka pranuar ankesën nga Besa. Në fakt, VMRO-DPMNE është kundër anulimit të rezultateve nga votimi në vendvotimin -0396/1, në Komunën Gostivar, në Njësin e Gjashtë Zgjedhore. Rivotimi në këtë vendvotim sjell rrezikun për VMRO-DPMNE me çka praktikisht do të ndryshojë i tërë konstelacioni politik në aspekt të vendeve për deputetë në parlamentin e ardhshëm.
Në nivelin e tërë Njësisë Zgjedhore 6, dallimi mes VMRO-DPMNE dhe LSDM është vetëm 307 vota përparësi për VMRO-DPMNE.
Ekipe të vëzhguesve të CIVIL-Qendrës për Liri do ta vëzhgojnë preocesin zgjedhor edhe në ditën e rivotimit.
М.Т.