Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, tre ditë para zgjedhjeve, në intervistë për CIVIL Media, tregon për gatishmërinë e policisë së Maqedonisë për sigurinë e plotë të procesit zgjedhor. Ai thotë se MPB ka në dispozicion Listën e Votuesve ose “fantazmat”, dhe sipas kësaj, çdo tentim të personave nga jashtë, të cilët nuk janë banorë të Republikës së Maqedonisë të bëjnë keqpërdorime dhe të votojnë me dokumente të huaja dhe të falsifikuara të identifikimit, do të jenë seriozisht të ndëshkuar, në pajtim me rregulloren ligjore.
Sa u përket thashethemeve se struktura të caktuara në ditën e zgjedhjes ka mundësi të shkaktojnë incidente, Ministri Spasovski porosit se policia menjëherë do të intervenojë dhe do ti parandalojë të gjitha tentimet për pengim të angazhimit për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të besueshme, të cilat kanë rëndësi historike për vendin dhe të cilat duhen në mënyrë të sigurt ta hapin rrugën drejt Evropës. Ai është kategorik në qëndrimin e tij se policia do të veprojë edhe pas paraqitjes ex officio, me qëllim të parandalojë parregullsi zgjedhore dhe apelon deri te qytetarët të mos dorëzohen para presioneve dhe kushtëzimeve, por t’i paraqesin ato në MPB.
CIVIL Media: Në intervistën e parë të vargut për CIVIL Media, në fillimin e “mandatit të parë”, keni deklaruar se keni prioritet departizimin e Ministrisë dhe policisl, dhe se do të orvateni të fitoni inspektim të plotë në punën dhe funksionimin e MPB. Në opinion, posaçërisht nga raportimet e vëzhguesve të CIVIL nga terreni, përshtypja është se për momentin ka dy polici në Maqedoni, të cilat funksionojnë pothuajse paralelisht. A keni kontroll të plotë mbi MPB, posaçërisht në këtë periudhë parazgjedhore? Vallë keni dhe çfarë komunikimi keni me zëvendësin tuaj Oliver Andonov, i cili është kuadër i VMRO-DPMNE, në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës? Kush është mbikëqyrësi i tij, Ju, ose shefi i tij partiak, Gruevski?
Spasovski: E para, dua tu tregoj që perceptimin se ka dy polici në Maqedoni, nuk e keni të drejtë, për arsye se policia e Maqedonisë është një dhe ajo ka një njeri i cili e udhëheq, e ky është Ministri për Punë të Brendshme, pavarësisht se cili është ministër. Është e saktë se policia e Maqedonisë është tepër joprofesionale dhe tepër e partizuar, madje edhe e kriminalizuar! Për fat të keq, këtë duhet ta them. Dhe këto janë tre prioritetet, tani po i përsëris, që policia e Maqedonisë ti plotësojë deri në fund interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ajë patjetër duhet të jetë e dekriminalizuar, e departizuar dhe e profesionalizuar! Njerëzit e vërtetë në Ministrinë të marrin pozitat e vërteta. Ne kemi Marrëveshjen e Përzhinës , në bazë të asaj marrëveshjeje duhet të funksionojmë në këtë periudhë, me qëllim të vendoset kontrolli mbi sistemin e cili ishte deri në fund i partizuar dhe i keqpërdorur në ciklet e mëparshme zgjedhore.
Sa i përket komunikimit me ministrin plotësues Andonov, kjo është mbi bazë të autorizimeve të cilat i jep ligji. As mua nuk më nevojitet komunikim më i mirë ose më i shpeshtë nga ajo që është e vendosur me ligjet e Republikës së Maqedonisë. Edhe ai, si unë, duhet të përgjigjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.Dëshiroj që ai të jetë i përgjegjshëm ndaj policisë, ndaj qytetarëve, gjë që nuk e tregon në tërë mandatin e tij. Se kjo është drejtim i dhënë nga Gruevski, mund të pajtohem ose të mendoj se, po!
CIVIL Media: Flitet se shuma të mëdha të “parave të zeza” këtyre ditëve të fundit të ditëve parazgjedhore, po transferohen përmes kanaleve sekrete në qytete të caktuara në vend, nga struktura të caktuara, me qëllim të vihen në qarkullim në tregun e zi të blerjes së votave, para, dhe në ditën e zgjedhjeve?
Spasovski: Dëgjohen biseda të ndryshme se në këtë pjesë mund të keqpërdoren votuesit përmes blerjes së votës, veç më kemi edhe disa tentime për ryshfet, të cilat janë proceduar nga ana e MPB. Unë vetëm dëshiroj ti paralajmëroj të gjithë ata të cilët marrin guximin në këtë ditë zgjedhore të prekin vullnetin e votuesit, lirinë e vendimit për votim, se nuk do të ketë kompromis me asnjë njeri, me asnjë nga subjektet politike, me asnjë përkatës të cilës do nga partitë politike. Kështu që, është shumë e qartë se policia e Maqedonisë do të reagojë në rast të çdo ryshfeti, transferimi të parave ose çfarë do qoftë që do të thotë shkelje e procesit zgjedhor. Ne na duhet proces zgjedhor që do të jetë i drejtë, demokratik dhe i besueshëm. Mirëpo, ftoj qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të ndihmojnë policinë e Maqedonisë, të kyçen në këtë proces, për arsye se vetëm së bashku mund ta bëjmë edhe më demokratik, edh më të lirë. Nëse dikush tenton të ndikojë, të frikësojë dhe të jep ryshfet, duhet me të vërtetë kjo të paraqitet në polici dhe të ndërmarrim masa dhe hapa radikale.
CIVIL Media: Burime të CIVIL thonë se në rajonin e Kumanovës ka qytetarë të vdekur, letërnjoftimet, dokumentet për identifikim të të cilëve janë edhe më tej në përdorim, sepse pas vdekjes, nuk i kanë lajmëruar në MPB, por kryhen vetëm ritet tradicionale dhe fetare të mortit. Vallë mund të keqpërdoren dokumentet e tyre në zgjedhjet më 11 dhjetor?
Spasovski: Potencialisht , çdo dokument që e posedojnë qytetarët, secilin dokument që e kanë nga persona të vdekur etj., mund të keqpërdoret nëse personat nuk janë të çlajmëruar dhe nuk janë të shlyer nga Lista e Votuesve. Ekzistojnë edhe votues, të cilët i paraqesin qytetarët e Republikës së Maqedonisë, se gjenden në një shtëpi, në një banesë…I kanë paraqitur në KSHZ. Një pjesë e tyre është pastruar, ndërsa një pjesë edhe tani, sipas paraqitjeve të qytetarëve, ekzistojnë. Dëshiroj të drejtoj porosi të qartë deri te qytetarët, se ne e kemi listën e të gjithë votuesve të dyshimtë të cilët janë të regjistruar në Listën e votuesve, dhe nëse dikush tenton ta keqpërdorë atë të drejtë votimi, qëndrojnë ndëshkime serioze për shkelje të procesit zgjedhor. Kështu që, jo vetëm ata që tentojnë të keqpërdorin ato dokumente personale dhe vota, ose ata që ushtrojnë presion mbi njerëz të caktuar që ato dokumente të keqpërdoren, por edhe vetë ata, nëse janë vërejtur në vendvotimet, nga cili do vëzhgues i partive politike, se është një nga personat që janë në Listën e Votuesve, ndërkohë që e dimë se janë jashtë shtetit, se nuk jetojnë në adresë të caktuar…, kjo do të jetë e kontrolluar në mënyrë serioze.
CIVIL Media: Kolegia e juaj, Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Frosina Tashevska Remenski, para dy javë ka treguar për 134 persona të vdekur nga Tetova dhe rrethina e Tetovës, të cilët kanë qenë shfrytëzues të ndihmës sociale dhe votues të “gjallë”. A keni ndërmarrë masa për zgjidhjen e këtyre rasteve, gjatë këtyre dy javëve?
Spasovski: Për ato raste të keqpërdorimit të dokumenteve për ndihmë sociale ose çfarë do shtesa nga lënda e politikës sociale, ka dorëzuar raportim dhe punohet në repartin për krim të organizuar, në lidhje me këto raste.
CIVIL Media: A mundeni realisht ta kontrolloni situatën në terren gjatë zgjedhjeve, më 11 dhjetor?
Spasovski: Janë marrë të gjitha masat të cilat janë të nevojshme për sigurinë e gjendjes në vend, në lidhje me sigurinë e procesit zgjedhor, përmes formimit të shtabeve përkatëse. Policia e Maqedonisë po përgatitet që seriozisht të merr të gjitha përgjegjësitë, të cilat qëndrojnë para nesh, në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror Zgjedhor, me qëllim të sigurojmë votime të lira, votime të cilat nuk do ti ngarkojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, dhe sigurimin e vendvotimeve.
CIVIL Media: A prisni incidente?
Spasovski: Këto janë zgjedhje historike dhe për zgjedhje të këtilla janë të nevojshme subjekte politikë të cilat janë në nivelin e detyrës historike. Unë veç më dëgjoj, pranoj informata të caktuara, se është e mundshme që disa nga subjektet politike të shkaktojnë incidente më të mëdha ose më të vogla dhe apeloj që kjo të mos ndodh, sepse Maqedonisë tani i nevojiten zgjedhje me model evropian. Dhe përgjegjësia do të bie mbi të gjithë ne. Mirëpo, nëse tentojnë çka do qoftë, me siguri se policia nuk do të qëndrojë e gjakftohtë ndaj rrënimit të procesit zgjedhor. Do t’i kundërshtojmë asaj mënyre të veprimit dhe shkeljes së vullnetit të votuesve në Maqedoni.
CIVIL Media: A do të thotë kjo se do të veproni edhe pa paraqitje në terren, ex officio, në raste në të cilat do të dini me siguri se kryhen parregullsi zgjedhore:
Spasovski: Kjo dë të thotë se do të veprojmë sipas rregulloreve ligjore në Republikën e Maqedonisë, edhe ex officio edhe pas paraqitjeve, dhe në çdo mënyrë të mundur, me qëllim ta mbrojmë procesin zgjedhor.
Monika Taleska