Banorët e fshatit Llaskarcë, në rajonin e Dervenit, rrugës për Tetovë, janë të revoltuar nga punët ndërtimore të pushtetit lokal, të cilët kanë për qëllim – marrje të votave. Gazetarit qytetar, i cili ka shprehur dëshirë të mbetet anonim, ata i kanë thënë se është në rregull të kryhen punë ndërtimore në fshat, por jo tani, para zgjedhjeve. Qytetarët janë të revoltuar nga veprimi, dhe këtë e shpërndajnë edhe në rrjetet sociale, duke protestuar se pushtetarët janë kujtuar për ata, pikërisht tani…
Në Fejsbuk faqen zyrtare të Bashkësisë Lokale të fshatit Llaskarcë, shkruan: “Sot, më 30.11.2016 filloi puna për vendosjen e pllakave të bekatonit në një rrugë, të planifikuara nga udhëheqësia e Bashkësisë Lokale, me ndihmë nga Komuna ynë (Saraj)”.
Rruga e paraqitur në fotografitë ka filluar të ndërtohet ditën e dhjetë të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve që do të mbahen më 11 dhjetor 2016.
[huge_it_gallery id=”16″]
“ Ndërtimi i kësaj rruge premtohet vite me radhë”, ka deklaruar një banor i fshatit, i cili dëshiron të mbetet anonim për shkaqe sigurie. Ai thotë se ndërtimi është vepër e Bashkësisë Lokale të fshatit, udhëheqësia e të cilit është mbështetëse e partisë qeverisëse –BDI, në bashkëpunim me Komunën Saraj, kryetar i të cilës është Bekim Murati, kuadër i BDI.
Burimi i gazetarit qytetar thotë se BDI tenton të fitojë votat e banorëve të fshatit me mbulim të rrugës para zgjedhjeve me pllaka begatoni, si dëshmi se në fshat është punuar dhe se partia i meriton votat e banorëve.
Gazetari qytetar ka bërë edhe anketë me disa banorë të fshatit, nga të cilët ka pranuar përgjigje të njëjta. Në pyetjen se kur është bërë kërkesa për ndërtim të rrugës, përgjigja e banorëve ka qenë se ata nuk kanë dorëzuar kërkesë! Në pyetjen – kur për herë të parë Komuna ka premtuar ndërtimin e kësaj rruge, përgjigja është –“ që në vitin 2013!”. Në pyetjen për mendimin e tyre ç pse kjo rrugë ndërtohet pikërisht tani, qytetarët në përgjithësi janë përgjigjur: “Rruga ndërtohet tani, që të tërhiqet vëmendja e banorëve nga forcimi i opozitës Shqiptare, me qëllim ata të binden të votojnë për partinë shqiptare në pushtet”.
Njëkohësisht, pikërisht para zgjedhjeve të parakohshme, bëhen punime për përmirësimin e rrugës rajonale Shkup –Tetovë. Riparimet në rrugë bëhen në kushte dimri dhe nuk mund të arsyetohen në asnjë mënyrë tjetër, përveç se qëllimi i fundit i këtyre punimeve të “vonuara” janë- votat e banorëve të Llaskarcës dhe tërë Dervenit.