• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Sot mbaron afati për paraqitjen e ankesave për Listën Zgjedhore!

November 23, 2016
in LAJME
Share on FacebookShare on Twitter

Në mesnatë mbaron afati për paraqitjen e ankesave për Listën Zgjedhore deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor, para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për  datën 11 dhjetor, LSDM paralajmëroi se deri te KSHZ do të dërgohen shumë ankesa, me qëllim që sa më tepër të pastrohet lista dhe të largohen votuesit “fantazma”, në shërbim të zgjedhjeve të besueshme.

Deri te mbarimi i inspektimit publik, sipas KSHZ, në Listën e Votuesve janë regjistruar 1.784.524 qytetarë me të drejtë votimi. Përveç kësaj liste, veçmas do të mbahet evidencë për edhe 171.500 votues të cilët janë në punë të përkohshme në shtete të huaja.

Në konferencën me temën “Zgjedhje të lira 2016” që u mbajt dje në organizim të CIVIL – Qendrës për Liri, të gjithë liderët dhe përfaqësuesit e partive politike dhe koalicioneve që  ishin të pranishëm, theksuan se Lista e Votuesve nuk është e pastruar dhe se ka mbetur edhe një numër i madh i “fantazmave”, për të cilët nuk ka garanci se plotësisht do të jenë të parandaluar në tentimet që edhe kësaj here, të votojnë në shërbim të partive të caktuara.

Në CIVIL për çdo ditë paraqiten qytetarë dhe lajmërojnë për prezencë të “fantazmave” në vendbanimet e tyre, në adresat e tyre… Edhe pse një numër i madh i këtyre votuesve veç më kanë reaguar në KSHZ, qytetarët thonë se anomalitë nuk janë të korrigjuara. Në adresimet e tyre deri te CIVIL, ata thonë se edhe pas pastrimit të Listës së Votuesve, “fantazmat” e njëjtë, ose të reja, janë regjistruar në adresat e tyre!? Ka raste të tilla kur një person me numrin amë të njëjtë, paraqitet si banor në dy adresa, edhe pse asnjëherë nuk e ka ndryshuar vendbanimin. Publiku i ka të njohura rastet në të cilat qytetarë, persona publikë, janë të larguar nga Lista e Votuesve. Një pjesë prej tyre kanë ngritur edhe akt-padi deri te KSHZ.

Monika Taleska

Next Post
“Vëzhgojmë!” sot në qendrën e Shkupit

“Vëzhgojmë!” sot në qendrën e Shkupit

Keqpërdorim i drejtësisë sociale për qëllime zgjedhore

Onlajn broshurë e CIVIL për keqpërdorimet e drejtësisë sociale

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom