“Shekerinska’n të mos e përmendi, pasi arriti në nivelin të vjen në Shutkë në vendvotim, atje të jetë edhe vëzhgues, ka mbetë ajo të jetë kryeministre ose të udhëheq shtetin!”, bërtiste me eufori lideri i Bashkimit të Romëve, Amdi Bajram, në tubimin e parë të VMRO-DPMNE dhe të koalicionit në Ohër.
Derisa e “vajtonte” karrierën e Radmilla Shekerinska, Amdi Bjram theksoi se është nënçmim për një politikan Maqedonas të shkojë në Shuto Orizare(!?) dhe se me misionin e saj prej vëzhguesi “në një Shutkë” ajo është poshtëruar(!?), derisa partnerët e tij nga VMRO-DPMNE u shqyen duke qeshë me histeri. Po, e di se për anëtarët e VMRO është “nën nivel” të vijnë në Shutkë, me përjashtim të ballove Rome, ku ka ushqim dhe pije falas me “Romët e klasit të parë”, ndërsa ata, të rëndomtit, janë të rëndësishëm vetëm votime, kur i tërheqin për veshë…Sepse garnitura qeverisëse e VMRO-DPMNE në Shutkë edhe shkon, por kur ka ballo të begatshme. Ose për mbledhje të votave. Me të mirë, me “dhurata” me para, vaj, miell…Ose, me forcë, me kushtëzime për humbjen e ndihmës sociale, me kërcënime…
“Stand –up show” i Amdi Bajram, i cili “rrotullohet e rrotullohet” në rrjetet sociale, është punë e shtrenjtë, shumë më e shtrenjtë se bunda e tij nga bizoni, ndërsa faturën do ta paguajmë të gjithë ne, qytetare/ët e rëndomtë. Posaçërisht Romët…
Bajram goditi edhe “Revolucionarët e Larmë”, se qenkan narkomanë dhe pedofilë!? Ndërsa ata nga VMRO-DPMNE, të cilët qeshnin para “anekdotave” të tij në tubim, para një kohe ishin “mbrojtës gjyqi”, dhe e mbronin gjykatën me mburojë njerëzish nga “pedofilët e larmë”, ndërkohë që vendosej ligji me të cilin ai, presidenti i heshtur i shtetit, fitoi mundësinë të falë kujt do.
Politikanë- kriminelë të ndryshëm..dhe pedofilë.
Amdiu u lëvdua se ka përgatitur kafaz për liderin e LSDM, Zoran Zaev dhe se në tubimin më të madh në Shkup, do ta vendos në binë, që ti tregojë se ku e ka (do ta ketë) vendin Zaevi, pas 11 nëntorit. Në shfaqjet e cirqeve ka kafazë edhe me tigra, me luaj, me majmunë…Pse atëherë të mos ketë kafazë edhe në cirkun politik të VMRO-DPMNE?
Por, pasi i pështyu të gjithë që nuk e mbështesin liderin e madh Nikolla Gruevski, e ofendoi Shekerinska’n, dhe edhe më tepër Romët nga Shuto Orizari ( nuk them Romët e tij, se nuk besoj se ai i ndjen Romët si të tij), Amdi nuk tha asnjë fjalë, asnjë citat nga programi politik i SRM ( nëse partia e tij fare ka program)…
Vallë paraqitjet e përfaqësuesve politik të Romëve, në tubimet e koalicionit të udhëhequr nga partia e cila për një dekadë sundon me Maqedoninë, do të shërbejnë vetëm për zbavitjen e popullit të ngrirë nga i ftohti? Ose, në të ardhmen do të dëgjojmë edhe program të vërtetë dhe strategji për përmirësimin e statusit të popullatës së margjinalizuar Rome, e cila vuan për përfaqësues të vërtetë politik, i cili do të dijë, dhe ndoshta e dhe do të ketë vullnet të luftojë për të drejtat e tyre…? Ju lutem, më falni që jam kaq skeptik, por lexova se pesimistët qenkan vetëm optimistë me përvojë…