Në konferencën e sotme në temën “Zgjedhje të lira 2016” të cilën e organizoi CIVIL-Qendra për Liri, nga ekspertët dhe përfaqësuesit e partive politike, në debatin me kohëzgjatje prej dy orë e gjysmë, u paraqitën shembuj për papërgatitjen e KSHZ për zgjedhje të drejta dhe të lira, për keqpërdorimet e resurseve publike dhe fuqinë, për shkak të partizimit të shtetit dhe të institucioneve të sistemit, për domosdoshmërinë për tejkalimin e krizës shumëvjeçare, përmes respektimit të vullnetit të qytetarëve…
Në prani të liderëve dhe përfaqësuesve të partive politike dhe koalicioneve, pjesëmarrës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të përfaqësuesve të sektorit joqeveritar dhe të mediave, Ambasadorja e Gjermanisë d-r Kristine D. Althauzer, e cila e hapi konferencën, porositi se Maqedonia duhet të kthehet në rrugën e drejtë.
“Është tepër e rëndësishme që shteti të kthehet në rrugën e drejtë. Çdo herë janë të nevojshme dy palë për këmbim, debat, diskurs, diskutim, si diskutim fermentues i shoqërisë së mirë”, tha Ambasadorja Althauzer, në fillim të debatit të frutshëm, të përqëndruar mbi zgjedhjet e ardhshme të caktuara më 11 dhjetor.
Kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla, tha se nga qershori i vitit të kaluar, 300 vëzhgues të organizatës me vëmendje e përcjellin situatën në Maqedoni.
“Puna e KSHZ nuk e dha rezultatin e pritur, përkundër resurseve të përforcuara. Qytetaret dhe qytetarët nuk fituan besim të mjaftueshëm në Listën e Votuesve. “Fantazmat” nuk u larguan dhe për këtë dëshmojnë qindra raste. Nga 10 nëntori, kur paraqitëm se kemi mbi 200 raste, kemi mbi 100 paraqitje të reja për po aq raste “fantazmash”, për arsye se qytetarët nuk kanë ku të reagojnë, paraqiten në CIVIL. Vazhdon keqpërdorimi i resurseve publike, i fuqisë…Edhe më tej nuk ekziston ndarja mes partisë dhe shtetit. Për të gjitha këto keqpërdorime, CIVIL disponon me dëshmi, mail’e, skrinshote, sepse gjetjet nuk i bazojmë në thashetheme të rëndomta të trotuareve, por mbi realitetin me fakte dhe numra”, tha Deralla, i cili ishte moderator i konferencës.
Me qëndrimet e tyre, në konferencë morrën pjesë ekspertët e CIVIL, Sandra Gavrillovska dhe Aleksandar Novakoski, dhe përmes video- deklaratës, d-r Sasho Ordanoski.
Në korniza të konferencës, paraqitje patën edhe Pavle Trajanov, lideri i Bshkimit Demokratik, Ivon Veliçkovski nga PL, lideri i Untiteti’t, Gëzim Ostreni, edhe si përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët, Mila Carovska nga LSDM, Liljana Popovska nga DOM, Samka Ibraimoski nga Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve, dhe Gligor Stojmenov nga Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi.
M.Taleska