Filluan arrestimet, filluan rrahjet, filloi edhe vrasjet … Kështu është gjithmonë, errësira më e madhe është para agimit. Dhe nuk është hera e parë, apo jo, siç do të vini re, këto “bukuri” të na shërbehen si “atmosferë festive”.
Përveç dhunës, së bashku me propagandën standarde, kërcënimet, shantazhet, blerjen e njerëzve, ‘naçallnikët’ nuk heqin dorë as prej lojës së instalimin të “diellit të rremë të lirisë” në mesin e atyre që luftojnë kundër regjimit. Megjithatë, ata gjithashtu e kuptojnë se fundi është afër, andaj, përpiqen për të gjetur një ura pontoni për transferimin “paqësor” të pushtetit prej duarve të tyre – në duart e tyre.
Gjerësisht në publik, jo vetëm në mediat dhe strukturat mediatike të ‘naçallnikëve’, por edhe në ato të cilat janë pjesërisht të pavarura, e ku ka të instaluar ‘naçallnikë’ mediatikë dhe shërbëtorë të policisë, kjo strategji po zbatohet tashmë me të madhe. Dielli i rremë i lirisë do të shkëlqejë fuqishëm dhe në mënyrë aq joshëse, bile edhe heroike nëse është e nevojshme, në mënyrë që të errësojë opozitën e vërtetë dhe luftëtarët, të cilët ka 10 vjet që luftojnë me këtë regjim përditë, duke qenë nën goditje të rëndë të ‘naçallnikëve’ dhe propagandës së tyre. E mu këta njerëz, të cilët edhe ashtu i shikonit pak, do t’i shihni akoma më pak në media, në kurriz të disa strukturave që kishin peshën e atyre 20-30 njerëzve përreth tyre, e që tani do të mbajnë “bankën” në media dhe do të flasin në emër të të gjithë atyre që janë kundër pushtetit. Do të flasin ata që rrallë ose asnjëherë nuk kanë qenë të pështyrë dhe të sulmuar nga mirkat, byrekët, sarmat dhe millojkot.
Nga hija, ooop, në diell.
Përpjekjet për ndarje në “Revolucionin e larmë” do të vazhdojnë. Do të vazhdojnë edhe debatet relativizuese dhe të rreme në media, përmes substitutëve të atyre që kanë fuqinë dhe përgjegjësinë të vërtetë. Për shembull, disa media me kokëfortësi e thërrasin GDOMin – lëvizje qytetare, shih pash zotin, dhe i ulin në një tryezë karshi aktivistëve të vërtetë qytetare, edhe pse kjo është balancë e rreme, sepse GDOM = VMRO, ndërsa lëvizjet qytetare nuk janë njësoj sikur LSDM (përveç për ‘naçallnikët’, natyrisht). Në vend të një debati të vërtetë mes LSDM-së dhe VMRO-së, do të kemi debate relativizuese dhe zëvendësuese, e që është ende më e pështirë, debate ‘naçallnikësh’, ku ‘naçallnikët’ e fshehur do të fjalosen ashpër me përfaqësuesit e açik – ‘naçallnikëve’.
Ndoshta do të shqetësoj dikë prej shokëve të mi me këtë shkrim, ndoshta dikush mendon se tani nuk është koha për këtë, se jam duke bërë ndarje… Mirëpo, mendoj se mu tani është koha, para se të digjemi dhe verbohemi nga dielli që do të shërbehet, së bashku me qotekun dhe gjakun. Nëse kjo ndodh, e duke parë se si janë duke shkuar gjërat, është shumë e mundshme që kjo edhe të ndodhë, pas “rrezitjes” së shkurtër, do të vijojë errësirë akoma më e zezë, e cila do të zgjasë të paktën disa vite, para se të mbledhim sërish fuqi për një luftë të vërtetë me regjimin, fuqi të cilën tani e kemi, por rrezikojmë ta humbasim.
Të nderuar bashkëqytetarë(e), do të bëhet ende më errët dhe më errët. E vallë do të na zdrisë? Në masë të madhe, kjo varet nga ne, dhe vetëm prej nesh.
Çfarë duhet të jetë përgjigja jonë ndaj kësaj strategjie? Bashkimi – në vend të distancimit. Solidariteti – në vend të interesave personale. Qëndrueshmëria dhe vendosmëria – në vend se hezitimit dhe lëshimeve. Sinqeriteti dhe ndershmëria – përkundër gënjeshtrave dhe “strategjive” të ‘naçallnikëve’.
Tek na pret luftë me armikun e fortë. Me koalicionin që është heterogjen në aspekt etnik, fetar, ideologjik, por të cilin e bashkon krimi. Kjo e keqe mund të mundet vetëm prej një koalicioni po të atillë, të cilin e bashkon e mira dhe njerzillëku. Me një “upgrade” të vogël dhe shtimin e rreshtave që do të kompletonte mozaikun, këtë koalicion, këtë fuqi e shoh këtyre ditëve në rrugë, në lumenjtë e njerëzve të “Revolucionit të larmë”.