• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

1 Maj 2016: Varfëri, shkelje e të drejtave të punëtorëve dhe sindikate poltrone

May 1, 2016
in Uncategorized
1 Maj 2016: Varfëri, shkelje e të drejtave të punëtorëve dhe sindikate poltrone
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri ua uron ditën e Një Majit të gjithë punëtoreve dhe punëtorëve të Republikës së Maqedonisë dhe në botë dhe u bën thirrje për solidaritet dhe luftë për të drejtat e punëtorëve. Pa të drejtat e punës, nuk ka as të drejta dhe liri të njeriut.

Shumë gjëra kanë ndryshuar në Republikën e Maqedonisë, që nga Një Maji i kaluar (2015) deri sot.

Peizazhi politik në vend është i mbushur me kufomat e miteve dhe kulteve të vdekur dhe po zhvillohen hetime për krime të rënda dhe për abuzimet e pushtetmbajtësve. Qytetaret dhe qytetarët dolën në rrugë dhe ende janë atje – kërkojnë drejtësi, liri, demokraci, respektimin e të drejtave të njeriut.

Ajo që nuk mund të imagjinohej dy vjet më parë, është bërë përditshmëri.

Nuk kanë ndryshuar të paktën tre gjëra: varfëria, shkelja e të drejtave të punëtorëve dhe roli i turpshëm i sindikatave në vend.

Pozita sociale e punëtorëve dhe të drejtave të tyre të punës dhe të drejtave sociale është në nivelin më të ulët në 15 vitet e fundit.

Përditë, qytetaret dhe qytetarët e Maqedonisë përballen me një sfidë të vetme – si të mbijetojnë.

Pjesa më e madhe e punëdhënësve në vend u paguajnë punëtorëve kompensime mizore për punën e vështirë, e duke mos u siguruar gjatë kësaj as kushtet minimale për punë dhe duke i trajtuar punëtorët nën nivelin e dinjitetit njerëzor.

Shteti, më saktësisht pushteti, paraqitet si punëdhënësi më i madh në vend, por as prej së largu nuk i respekton të drejtat e punëtorëve. Pushteti përdor punësimin si një mjet, me të cilin zbaton korrupsion politik, si dhe represion sistematik politik dhe diskriminim mbi pjesën tjetër të popullatës.
Vetë punonjësit e administratës janë objekt i presionit politik, shantazheve dhe kërcënimeve, në mënyrë që të detyrohen që të jenë të bindur ndaj partisë, pavarësisht nëse ata e bëjnë mirë punën e tyre apo jo. Edhe të drejtat e tyre të punës janë shkelur vrazhdë.

CIVIL me vite punon intensivisht në tema që lidhen me të drejtat e punës dhe të drejtësisë sociale dhe ka në dispozicion një sërë të të dhënave dhe dëshmive në lidhje me situatën e keqe në këto sfera.

Gjendja me të drejtat dhe liritë e njeriut, të drejtat sociale, shkallën e varfërisë, mosfunksionimin e sindikatave që duhet të mbrojnë të drejtat e punëtorëve, manipulimin e statistikave, migrimin, varfërinë, pasigurinë, kushtet e punës, sigurinë në punë, shëndetin, arsimin dhe mundësitë për kualifikim plotësues apo rikualifikim – janë vetëm një pjesë e të gjitha vështirësive, me të cilat përballen punonjësit në Maqedoni.

Tags: 1 Majsolidaritet
Next Post
SOLIDARITET TASH!

SOLIDARITET TASH!

Maqedonia është e zhytur në terr mediatik dhe dhunë strukturore

Maqedonia është e zhytur në terr mediatik dhe dhunë strukturore

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom