• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

GDOM këndon për “shiptarët e mallkuar”, “patriotët” merren me “zaevistët”

April 22, 2016
in BALLINA, MENDIMI I LIRË, POLITIKË
GDOM këndon për “shiptarët e mallkuar”, “patriotët” merren me “zaevistët”
Share on FacebookShare on Twitter

Përderisa kundër-protestuesit e GDOM-it nëpër mitingjet e tyre këndojnë “neka razberat kletite shiptari”(le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar), përderisa në ballë të tyre qëndron Filip Petrovski, po i njëjti që qëndronte në ballë të protestave që kërkonin dhoma gazi për shqiptarët në vitet e nëntëdhjeta, shumë janë interesante argumentet e pushtetmbajtësve te DUI-t, DPA-së, por edhe të disa strukturave opozitare shqiptare, se kjo me protestat dhe kundër- protestat qenka qërim hesapesh mes maqedonasve.

Shume me tepër i kuptoj shërbëtoret e gazdallarëve të GDOM-it, partitë shqiptare në pushtet, se pse e plasojnë këtë rrene dhe tentojnë të diskreditojnë protestat. Punojnë për pronarin e njëjtë me ata të GDOM-it. I ruajnë përfitimet e përbashkëta, të fituara me shumë krim. E ruajnë lëkurën, se po ra pushteti, jo vetëm që do të humbin privilegjet, po disa prej tyre edhe lirinë.

Por, atë që nuk e kuptoj është cektësia, me të cilën kësaj çështjeje i qaset një pjesë e opozitës shqiptare. Është një gjë të marrësh qëndrim për protestë autonome, por është gjë tjetër që të mos ndihmosh dhe përkrahësh më aktivisht protestat mbarëqytetare, e bile dhe tërthorazi të distancohesh prej shqiptareve atje, që kanë po të njëjtin qellim sikur të opozitës shqiptare. Veprimet e tilla në ketë kohë janë amatoreske për politikane që pretendojnë të jenë seriozë. Apo kanë prapavijë tjetër.

E te mos flasim për “tezën” apo gënjeshtrën e kulluar që qarkullon në të dyja këto qarqe, se aktivistët dhe shqiptarët e pranishëm në protestat qytetare nuk flasin dhe luftojnë edhe për gjerat që i dhembin shqiptarët.

Përderisa merren me “shërbëtorët e Zaevit”, sot, në Shkupin e lashtë, dardan, ilir, Skupin antik, kryeqytetin e vilajetit të Kosovës, kryeqytetin e shqiptarëve, apo çnuk i thoshin rregullisht “patriotët” shqiptarë në fjalimet e tyre të zjarrta parazgjedhore – vjen GDOM-i. Nga mbarë Maqedonia. Do t’u këndojë këngë edhe shqiptareve.

Ata që do të jenë kundër pronarëve të GDOM-it dhe përdhunuesve të votës shqiptare, do të mblidhen para Prokurorisë Speciale Publike, ku, mos të harrojmë, punon edhe një shqiptare, me integritet. Rrafsh në ora 18. Aty do të jenë edhe 4 parti shqiptare – Uniteti, Besa, RDK, PPD, disa organizata joqeveritare, qindra intelektuale, dhe mijëra shqiptarë.

Ndërsa, shërbëtorët e ‘naçallnikëve’ do të dërdëllisin për “shërbëtorët e Zaevit”, dhe kohë pas kohe, do të rrahin gjoksin heroik.

 

Next Post
Protestë e shqiptarëve: më shumë se 5.000 demonstrues, sigurim enorm i policisë

Protestë e shqiptarëve: më shumë se 5.000 demonstrues, sigurim enorm i policisë

Sela: Do të protestojmë çdo ditë, derisa shqiptarët të fitojnë të drejtat e tyre

Sela: Do të protestojmë çdo ditë, derisa shqiptarët të fitojnë të drejtat e tyre

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom