• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

KEMM: Mediat duhet të plasojnë të vërtetën!

April 20, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

“Mediat duhet të veprojnë në një mënyrë që i dallon nga transmetuesit e zakonshëm të informacionit dhe fakteve, dhe duhet të zbatojnë rolin e tyre si qetësues të tensioneve në shoqëri, e sidomos në rastet kur shprehen vlerësime për eskalimin e mundshëm të ngjarjeve,” kumtoi Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni, si trup profesional për vetë-rregullim në media.

Duke vëzhguar mbulimin mediatik, pas trazirave të fundit në planin politik dhe reagimet e qytetarëve, KEMM përsëri kujtoi mediat të mos abuzojnë rolin e tyre dhe të shërbejnë si platformë për ndezjen e situatës dhe forcimin e tensioneve në shoqëri.

“Duke pasur parasysh të drejtën themelore të lirisë së mediave, i kujtojmë gazetarët dhe redaktorët se raportet e mediave duhet të përmbajnë të vërtetën dhe të mos nxisin polemika dhe diskutimet që do të ndezin tensionet dhe të përkeqësojnë marrëdhëniet midis qytetarëve … Mediat duhet të shpjegojnë faktet, pjesëmarrësit në ngjarjet, qëndrimet e ndryshme për çështje të ndryshme, si dhe të hulumtojnë ngjarjet  me kujdes dhe në mënyrë analitike. Nuk përkon me gazetarinë që të zhvillohen dhe të ndërtohen debate të bazuara në gënjeshtra dhe pavërtetësi, me çka qytetarët do viheshin në pozitë të mashtruar. Transmetimi dhe dhënia e hapësirës për spekulime barazohet me përhapjen e të pavërtetave dhe propagandës, përkundër informimit të balancuar dhe profesional. Publikut duhet t’i ofrohet pasqyrë reale dhe të paraqiten nevojat dhe shqetësimet objektive, sidomos duke pasur parasysh se qytetarët që nuk kanë qenë pjesë e ngjarjeve të caktuara e mbështesin informimin e tyre mu në mediat”, thuhet në kumtesën e KEMM.

KEMM apelon po ashtu që të mos abuzohen komentet dhe analizat në media, për shkak se, sipas këtij organi, “në betejën për të fituar audiencë më të madhe, nuk duhet të vuajë gazetaria profesionale dhe roli i medias si vëzhgues aktiv dhe objektiv i ngjarjeve, ndërsa mungesa e lirive të mediave nuk duhet të shfrytëzohet si një shkak për sjelljes të gabuar dhe plasim të të pavërtetave”.

Veçanërisht, KEMM thekson dhe dënon keqpërdorimin e mundshëm të portaleve të internetit “për propagandë dhe thirrje për të bashkuar individë dhe grupe për sjellje radikale dhe veprime që kërcënojnë rendin publik dhe paqen në shoqëri”.

 

Tags: apelonKEMMmediatplasojnë të vërtetën
Next Post

Illçoja gati për Vjenë, me letër tualeti të re

Mijëra qytetarë përsëri në rrugë, "Nuk ka Vjenë, pa përmbushjen e kërkesave!"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom