Në diskutimin publik “Pluralizmi dhe kriza politike”, i organizuar nga CIVIL – Qendra për Liri, Zdravko Saveski nga partia “E majta” tha se edhe mediat duhet t’i përkushtohen demokratizimit të shtetit.
“Zgjedhjet e ardhshme ose do ta kthejnë demokracinë, ose do të jenë hyrje në diktaturë në Maqedoni. “E majta” refuzon të marrë pjesë në zgjedhje që do të çojnë deri te diktatura. Procesi i Përzhinos ofron vetëm proces të limituar për kthimin e demokracisë. Pjesa më e madhe e proceseve të miratuara në Përzhino, as nuk janë të filluara. Është e nevojshme qeveri eksperte, e cila do të sigurojë kushtet për zgjedhje demokratike”, deklaroi Saveski.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=yhU-pZV-fOU[/youtube]