CIVIL – Qendra për Liri mbajti panel diskutimi prej ekspertësh me temë: “Pluralizmi dhe kriza politike”. Pjesëmarrës në panelin e diskutimit ishin Sandra Gavrillovska – avokate dhe këshilluese juridike, Sasho Ordanoski – analist politik, dhe Aleksandar Novakoski – kryetari i mëparshëm i KShZ-së.
Diskutimin e hapi E.S. ambasadorja e Republikës Federative të Gjermanisë, dr. Kristine D. Althauzer, me fjalimin e saj hyrës.
“Pluralizmi i qëndrimeve dhe mendimeve është çelësi për demokraci të gjallë. Thjesht nëpërmjet konkurrencës së koncepteve mund të gjendet i vërteti. Qëndrimet kundërshtuese nuk janë kërcënim, por duhet parë si ftesë për debat dhe shkëmbim. Shoqëria qytetare piktoreske është gjeneratori vendimtar për shoqërinë si tërësi dhe veçanërisht për sistemin politik.”, potencoi ambasadorja gjermane, duke e përshëndetur idenë për organizim të panelit të diskutimit me këtë temë.
Më tej, ambasadorja Althauzer e theksoi nevojën për zbatim të Marrëveshjes së Përzhinës dhe detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje. Askush nuk e di se a do të ketë zgjedhje më 5 qershor… Detyrimet afatshkurtra janë pastrimi i Listës Zgjedhore, raportim i balancuar mediumor dhe ndarje të partisë nga shteti – që do të nënkuptonte fund të frikësimit të votuesve nga nëpunës publikë e shtetërorë. Këto detyrime do të jenë kyçe të paktën për t’i tejkaluar pengesat për zgjedhje të besueshme. Disa prej hapave janë ndërmarrë, por përparimi i mëtejmë në të gjitha tri fushat është me rëndësi të madhe për t’u dhënë mundësi të barabartë dhe të drejtë të gjitha partive politike në zgjedhje.”, theksoi dr. Kristine Althauzer.
Fjalimin e vet ambasadorja e përfundoi duke shprehur përkrahje të madhe për projektet “Zgjedhje të lira për qytetare e qytetarë të lirë” dhe “Përpara!”.
Panelin e diskutimit prej ekspertësh e vazhdoi Sandra Gavrillovska. “Kemi qeverisje autokratike dhe partiake, e demkraci frigjide. Sistem juridik jofunksiona dhe gjyqësi të korruptuar, që u vërtetua me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.”, tha Gavrillovska.
“Modelin e demokracisë sovrane Gruevski dhe partia në pushtet, 10 vite po përpiqen ta instalojnë në Maqedoni. Kjo nënkupton se demokracia është zbritur në intepretim shumë elementrar, si qeverisje e shumicës, kurse shumica po barazohet me popullin. Ai që e përfaqëson popullin – në këtë rast Gruevski – është ai që vendos, sepse nuk ekzistojnë standarde”, është qëndrimi i Sasho Ordanoskit, eksperti i dytë i cili foli në panelin e diskutimit.
“Mediumet tashmë janë në luftë. Prej atyre arsyeve vendosa të marr pjesë vetëm në kësofarë diskutimesh e emisionesh të drejtpërdrejta”, tha Novakoski në fjalimin e tij, të cilin e drejtoi te një numër i madh mediumesh të pranishme. “Kemi situatë në të cilën në listën zgjedhore ka 300.000 votues fiktivë. Standardi kryesor është të kemi listë zgjedhore të pastruar. Në këtë moment as që flasim për standarde të tjera. Besoj se Komisioni Shtetëror Zgjedhir së shpejti do të dalë me informacion, por më frikëson se a do të munden ekspertët t’i përgjigjen detyrës, sepse ka vetëm tre ekspertë, gjersa gjashtë të tjerët janë partiakë”, përfundoi Novakoski, i cili konsideron se është vështirë të kthehet besimi në institucione po qe se ato nuk janë transparente.
“Ku të drejtohen qytetarët për ndihmë juridike, kur po përballen me shtypje partiake për të marrë pjesë në protesta dhe kundërprotesta, siç ishte rasti i para disa ditëve?” është pyetja që iu drejtua publikut. “Mosbesimi është aq i madh, saqë po qe se qytetarët nuk paraqesin vetë, nuk mund të presin t’u ndihmojë ndokush. Kjo ende nuk është praktikë, askush nuk po paraqet asgjë”, potencoi Novakoski. “Ku të drejtohen gjykatësit kushtetues kur mbi ta po bëhet shtypje është pyetja e vërtetë”, konsideron Ordanoski.
“Regjistrimi i popullsisë nuk është vendimtar për të siguruar listë të pastruar zgjedhore. Ajo që është me rëndësinë më të madhe në këtë moment për sigurimin e një liste relevante votuesish është krahasimi i të dhënave i të gjitha institucioneve relevante në shtet”, u pajtuan Gavrillovska dhe Novakoski.
“1.7 milion dollarë janë paguar për Gruevskin për të pasur takim me nënkryetarin e ShBA-ve, Xho Bajden. Pesë institucione në shtet janë të detyruara të punojnë për të mësuar se prej nga vijnë ato para. Përgjigje për këtë nuk ka. Kjo do të thotë se njerëzit e parë në ato institucione duhet të përgjigjen penalisht”, u përgjigj Ordanoski, në pyetjen e publikut për atë se kush është fajtor për atë se çfarë po ndodh në shtet, duke e potencuar mungesën e besimit në institucione. “Si të presim zgjedhje të lira, të drejta e demokratike, kur e dimë se çdo krim zgjedhor që do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshm do të amnistohet nga kryetari i shtetit”, përfundoi Ordanoski.
KShZ-ja më parë ka pasur numër më të vogël të punësuarish, kurse sot ai numër është zmadhuar shumëfish më shumë, e sërish nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e listës zgjedhore.
“Vallë, kontrollimi i kryqëzuar nuk i jep rezultatet e pritura, cili është problemi me të cilin për momentin po përballet KShZ-ja?”, pyetën përfaqësuesit e mediumeve të pranishme në debat. “Nuk kam informacione relevante se ai është problemi, por nuk do të më befasonte. Ka gjashtë anëtarë që janë partiakë, si do të përputhen ato baza të dhënash… Këto janë pengesat kryesore në procesin e pastrimit të listës. Askush nuk qëndron pas aplikacionit që KShZ-ja e publikoi për kontrollim të listës së votuesve”, konsideron Novakoski.
“Nga aspekti juridik ka shumë mënyra se si të dilet nga kriza plitike. Si parakusht për ndryshimet dhe përputhje në listën zgjedhore. Reformat në modelin zgjedhor janë të nevojshme, por në situatën konkrete tashmë është vonë për atë. Në atë mënyrë do të rritet jo vetëm përgjegjësia politike, por edhe ajo morale e përfaqësuesve politikë. Duhet të këmbëngulet në të punuarit ligjor dhe transparent të institucioneve shtetërore dhe partive politike. Financimi ligjor dhe transparent i fushatës zgjedhore ishin mjete të Buxhetit të RM-së, pa buxhetet e komunave dhe pa buxhetet e institucioneve”, vazhdoi Gavrillovska në rrethin e tretë të pyetjeve.
“Pushteti jodemokratik nuk është i përgatitur për rënie në zgjedhje. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur askund në botë. Thelbi i Prokurorisë Publike Speciale është të themelohet një vend i fortë nga ku mund të fillojë revitalizimi i demokracisë. Fundi do të jetë kaotik, do të zgjasë shumë. Nuk janë të pakta entitetet e tilla parashtetërore në botë, që nuk mund të shpërbëhen për shkak të gjendjeve të jashtme, por në të cilat nuk sundon e drejta. Është e kotë të kapemi për datën e zgjedhjeve, kushti është të kemi zgjedhje legjitime, rezultatet e së cilave nuk do të kontestohen”, theksoi Ordanoski.
“Këshillat Zgjedhorë kanë rëndësi të madhe për sigurimin e zgjedhjeve kredibile. Mediumet, poashtu, do të bartin një barrë dhe përgegjësi të madhe. Gjatë ndarjes së pushtetit në shumë shtete, si pushtet i katërt llogariten mediumet, veçanarisht në periudhën parazgjedhore. CIVIL-i në mënyrë korrekte e di se deri ku janë kufijtë e veprimit për shoqërinë civile. Një organizatë nuk mundet edhe të monitorojë, të vlerësojë, të japë sugjerime dhe të jetë e kyçur në mënyrë aktive në procesin zgjedhor… CIVIL-i e di këtë gjë shumë mirë. Nga shumë faktorë ndikon se a do të kemi zgjedhje kredibile më 5 qershor”, konsideron Novakoski.
“Cila është procedura për njerëzit që janë të regjistruar në më tepër adresa ose në adresa në të cilat nuk jetojnë?” është pyetja e parashtruar nga publiku, të cilës i përgjigjej Novakoski. “Nuk kam dilemë, se nëse në Listën Zgjedhore ka një qytetar që është i regjistruar në adresë në të cilën nuk jeton, bëhet fjalë për mashtrim zgjedhor. Organet zgjedhore në ciklet paraprake zgjedhore dështuan, lejuan që të votojnë njerëz të cilët sipas dokumenteve personale figurojnë në adresa në të cilat nuk jetojnë. KSHZ-ja nuk mund t’i fshijë votuesit të cilët janë pjesë e Listës me adresa në të cilat nuk jetojnë, por mund të ngrisë procedurë kundërvajteje dhe penale.”
“PPS-së sapo i është marrë funksioni, pasi që tanimë, kryetari mundet t’i falë të gjithë ata që PPS, sipas dëshmive relevante, i përmend për kryerje të mashtrimeve zgjedhore, gjatë kohës që kanë qenë në funksione të larta shtetërore.”, shtoi Ordanoski, sipas të cilit, pyetja se a u mungon guxim gjyqtarëve kushtetues, është absurde. “Gjykata kushtetuese nuk vendos në bazë të guximit, por në bazë të ligit. Në qoftë se vijmë deri te situata kur presim që anëtarët e ndonjë institucioni shtetëror të jenë të guximshëm gjatë kryerjes së punës, do të thotë gjendemi në zonën e hirtë – tragjedi.”
Kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla, duke folur për përvojën e deritanishme të CIVIL-it në vëzhgimin e zgjedhjeve, ku një njeri i njëjtë voton në më tepër adresa në më tepër qytete, e mbylli diskutimin e ekspertëve panelistë.
Kjo ngjarje është pjesë e projektit Zgjedhje të lira për qytetare dhe qytetarë të lirë, i finansuar nga Ministria për Punë të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.
Marija Tegovska