CIVIL – Qendra për Liri, nesër do të ndajë pesë çmime për gazetarët qytetarë për ciklin e shkurtit të projektit “Objektivi qytetar”.
Ndarja e çmimeve do të mbahet në hotel “City Park” në Shkup, me fillim në ora 12:00. Video dhe foto materialet, të cilat janë përgatitur nga gazetarët qytetarë u shoqëruan me tregime të shkurtra që i shpjegojnë më tej kontributet e tyre.
Materialet e arritura për muajin shkurt për konkursin “Bëhu gazetar qytetar”, i vlerësoi një komision treanëtarësh i CIVIL. Pesë punimet më të suksesshme do të shpërblehen me kupona për blerjen e pajisjeve për fotografi, video dhe kompjuterike.
Në ngjarje janë të ftuar të gjithë pjesëmarrësit dhe ligjëruesit e seminareve që u mbajtën në kuadër të projektit “Objektivi qytetar”. Para ceremonisë të ndarjes së çmimeve, do të prezantohet projekti dhe punimet e gazetarëve qytetarë.
CIVIL i fton të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias.
Në ciklin e parë të janarit të “Objektivit qytetar”, CIVIL ndau pesë çmime për foto dhe video materialet, të cilat u botuan në faqen e internetit të CIVIL.
Vendin e katërt e ndanë punimet “Përse nuk ka CIVIL në Amerikë” të autores Biljana Milanovska nga Probishtipi dhe “Peshkopi Agatangel i frymëzuar nga pushteti” i gazetarit qytetar Dime Velev nga Velesi. Komisioni i CIVIL ia ndau çmimin e tretë i Bozhidar Barllakoskit nga Prilepi, për foto-tregimin “Prilep: Propaganda partiake dhe manipulim me të miturit“. Gazetarja qytetare Tanja Kangallova nga Shtipi e fitoi çmimin e dytë për video-materialin “Nuk kam besim në askënd.” Çmimi e parë CIVIL e ndau për video-materialin “Karavan i autobusëve për Unionin e Grave të VMRO-DPMNE” dhe tekstin “Kërcënime partiake në Unionin e Grave të VMRO-DPMNE”, video kontribut i cili për vetëm disa orë ka pasur më shumë se 10.000 vizita në kanalin YouTube të CIVIL, si dhe një numër të madh të vizitave në faqen e internetit të CIVIL. Autorja r kësaj përmbajtje ka vendosur të mbetet anonime.
Edhe në katër muajt e ardhshëm, pesë punimet më të suksesshme për çdo muaj do të shpërblehen me kupona me vlerë për blerjen e foto / video dhe pajisjeve kompjuterike. Çmimi më i lartë mujor është vauçer në kundërvlerë prej 110 dollarëve amerikanë.
Çdonjëri që ka një telefon të zgjuar, një aparat fotografik apo një kamerë të çfarëdo lloji, mund të jetë gazetar qytetar dhe të angazhohet në projektin “Bëhu gazetar qytetar”.
CIVIL i inkurajon të gjithë qytetaret dhe qytetarët të kyçen aktivisht, përmes hulumtimeve dhe aktiviteteve mediatike, në zhvillimin e gazetarisë qytetare, si dhe në alarmimin për të gjitha parregullsitë në proceset zgjedhore, përmes paraqitjes së kërcënimeve, shantazheve, korrupsionit politik, blerjes së elektoratit, keqpërdorimit të resurseve publike dhe administrates.
Përmes teskteve, regjistrimeve fotografike, video dhe audio, do të kontribuoni që bashkërisht të forcojmë vetëdijen publike dhe të formulojmë kërkesa publike për zgjedhje të lira, të bazuara në provat të kërkimeve tuaja përmes onlajn aktivizmit, punës në terren, ngjarjeve mediatike dhe publike.
Për pjesëmarrje në konkursin “Bëhu gazetar qytetar” me mbushje të formularit, klikoni KËTU.
Është e datyrueshme që materialet që do të dërgoni të shoqërohen me një përshkrim të detajuar të kohës, vendit, rrjedhës së ngjarjes dhe pjesëmarrësve në ngjarje. Autorët dhe personat e përfshirë në contribute mund të mbetet anonym, në varësi prej marrëveshjes me autorët dhe legjislacionit për këtë lloj të prodhimit dhe botimit.
CIVIL – Qendra për Lirifalënderon pjesëmarrësit e deritanishëm dhe i fton që edhe më tej të vazhdojnë me pjesëmarrjen e tyre aktive qytetare të kontribuojnë për mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe për demokratizim të shoqërisë.
Objektivi Qytetar është një projekt i mbështetur nga fondacioni National Endowment for Democracy.
Legjenda:
CIVIL në hotel City Park, 13.02.2016