CIVIL – Qendra për Liri vazhdon të jetë vend ku, edhe pas pamundësimit të qytetareve dhe qytetarëve për të plotësuar aplikim në ueb-faqen e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ata vazhdimisht raportojnë numër të madh parregullsive në Listën e Votuesve.
“Vëllai im LJ.K. është i shpërngulur në Kanada që nga viti 1987 dhe është shtetas kanadez. Për më tepër, ende sipas Listës e Votuesve evidentohet në adresën time, rr. ‘Aleksandar Martullkov’ nr. 11. Gjithashtu, personi N.K. nga fshati Brajçino, komuna e Resnjës, i cili e ushtron të drejtën për të votuar në Kanada, është i regjistruar si votues edhe në Maqedoni”, qëndron në raportin që ka arritur prej një qytetari nga Prespa.
“Jemi të shpërngulur nga Maqedonia që nga viti 2001. Në dokumentacionet tona për identifikim personal, qëndron adresa kanadeze. Problemi është se në Listën e Votuesve ende jemi prezent. Përveç bashkëshortes sime V.L. dhe meje A.L., është i regjistruar edhe im bir B.L. që në Maqedoni nuk jeton prej moshës 10 vjeçare. Sipas Listës Zgjedhore, jemi të regjistruar në komunën e Karposhit, tek Bulevardi “Partizanski Odredi” nr. 149”.
“Në rrugën “Boris Kidriç” nr. 49 në Tetovë, përveç familjes katëranëtarëshe që jeton në atë adresë, sipas Listës së Votuesve, paralelisht në të njëjtën adresë jeton edhe një familje pesëanëtarshe”, thuhet në raport tjetër që arriti në CIVIL ngaTetova.
Rastet e tilla mund të raportohen edhe në CIVIL, me printskrin dhe shënim të shkurtër se për çka bëhet fjalë në rastin e paraqitur.
Paraqitjet për votuesit fantazma, si dhe për problemet dhe parregullsitë tjera, mund të raportohen në [email protected] ose në telefonat 02/520 9176 dhe 075/565 830.
CIVIL e vëzhgon procesin zgjedhor përmes projekteve “Përpara!”, “Zgjedhjet e lira për qytetare(ë) të lirë” dhe “Objektivi qytetar.”
Marija Tegovska