Me rastin e 8 Marsit, përfaqësues të Organizatës Komunale të Grave në Resnjë, së bashku me bashkëshorten e kryebashkiakut Sonja Strezovska, e vizituan Qendrën Ditore për personat me nevoja të veçanta, të dielën më 6 mars.
Siç thuhet në statusin në Facebook të kryetarit të komunës së Resnjës, Gjoko Strezovski, qëllimi i vizitës ishte për të zbukuruar përditshmërinë e shfrytëzuesve. Me komentin e paraqitur, janë vendosur edhe dy fotografi me personat me nevoja të posaçme.
Sipas normave etike, për fotografimin e njerëzve me aftësi të posaçme dhe botimin publik të fotografive, duhet kërkuar leje nga drejtori i Qendrës për Punë Sociale, sidomos nëse këto fotografi botohen në rrjetet sociale dhe mediat.
Gazetari qytetar nga Resnja, në bisedë me drejtoreshën e Qendrës për Punë Sociale, është njoftuar se prej saj nuk është dhënë leje për të xhiruar, gjatë vizitës së të mbrojturve në Qendrën Ditore nga anëtarët e Organizatës Komunale të Grave.
Kështu, personat me nevoja të posaçme në Resnjë janë abuzuar për qëllime të fushatës parazgjedhore të VMRO DPMNE-së, kuadër i së cilës është kryetari i komunës Strezovski.
Sipas kushteve të pjesëmarrjes në konkursin “Bëhu gazetar qytetar”, gazetar qytetar nga Resnja dëshiron të mbetet anonim.
Kjo përmbajtje botohet në kuadër të raundit të dytë të konkursit “Bëhu gazetar qytetar” i projektit “Objektivi qytetar” të CIVIL, i mbështetur nga National Endowment for Democracy. Përmbajtja e këtij kontributi është redaktuar minimalisht nga redaksia e CIVIL Media, në përputhje me konceptin e projektit dhe të ueb-faqes.