CIVIL – Qendra për Liri në adresën e saj elektronike, në faqen e Facebookut por edhe përmes telefonit, vazhdimisht pranon paraqitje nga qytetaret dhe qytetarët për mangësi të ndryshme në Listën e Zgjedhësve. Pas publikimit të aplikacionit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ, çdo qytetar mund të kontrollojë nëse është i evidentuar në Listën e Zgjedhësve dhe nëse të dhënat e publikuara janë të sakta.
Deri më tani, më shumë se njëqind qytetarë janë drejtuar deri te CIVIL, siç ata thonë, për shkak të besimit që ata kanë në vetë organizatën, si dhe për shkak të përvojës sonë shumëvjeçare në vëzhgimin e zgjedhjeve dhe publikimin e të gjitha parregullsive që kanë ndodhur gjatë proceseve të kaluara zgjedhore.
Rastet e fundit që arritën në adresën CIVIL, u referohen votuesve fiktivë, respektivisht, personave të regjistruar që nuk jetojnë në adresat me të cilat janë evidentuar.
Personi S. D. nga Struga, në bisedë telefonike, na shpjegoi se në adresën ku ai banon, sipas listës, ka pesë njerëz të cilët kurrë nuk kanë jetuar atje.
Personi. Lj.L. nga Shkupi, në CIVIL raportoi se sipas numrit amzë mund të gjejë veten në Listën e Zgjedhësve, por si votues nuk ekziston në adresën e tij të banimit.
Problemet vazhdojnë me rrugët, të cilat në vitet e fundit kanë marrë emra të rinj. Rruga “Mito Haxhivasilev Jasmin” në qendër të Shkupit, u riemërua “Kirili dhe Metodi”, por krahas kësaj, “Mito Haxhivasilev Jasmin” është pjesë e listës së rrugëve në Komunën Qendër. Por vetëm me një numër të vetëm, edhe pse bëhet fjalë për një ndërtesë të tërë! Ndërsa, emri i ri i rrugës nuk ekziston fare në këtë listë!
Në listen e rrugëve në komunën Qendër, gjithashtu ka një problem me ekzistimin e emrave të vjetra dhe të reja të rrugëve. Kështu, rruga “Leninova”, edhe edhe pse u riemërua “Aminta III”, është ende pjesë e adresave në Listën e Votuesve.
CIVIL i fton qytetaret dhe qytetarët që të vazhdojnë të raportojnë parregullsitë në Listën e Votuesve, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar pastrimin e vërtetë të saj.
CIVIL, nëpërmjet projekteve të si “Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë” dhe “Përpara!” kryen monitorimin e vazhdueshëm të perudhës parazgjedhore dhe mobilizimin e vëzhguesve afatgjatë dhe afatshkurtër. Informatat e fundit që arrijnë nga të gjitha anët e Maqedonisë për kaosin në Listën e Zgjedhësve, janë ilustrim më i mirë për atë se në çfarë lloj të kushteve të pamundura pushteti dëshiron të zhvillojë zgjedhje më 5 qershor.