Ekipet e CIVIL-it e vazhduan sot udhëtimin e tyre në Vallandovë. U shpërndanë qindra fletushka me përmbajtje informative për projektin “Përpara!”, si dhe për mundësinë për të konkurruar për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Qytetaret dhe qytetarët e Vallandovës i ndanë pikëpamjet dhe mendimet e tyre për situatën politike dhe zgjedhjet e ardhshme më 5 qershor në Maqedoni.
Projekti “Përpara!” zbatohet në nivel kombëtar në 14 qendra rajonale të CIVIL-it dhe është i financuar me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.