Ekipi i CIVIL-Qendrës për Liri sot ishte në Koçan. Dy orët e parashikuara kaluan shumë shpejt në bisedë me numrin e madh të qytetareve dhe qytetarëve, të cilët ishin të interesuar që të informohen për ngjarjen e sotme publike.
U shpërdanë më shumë se 800 fletushka me përmbajtje informative për projektin aktual “Përpara!”, si dhe për mundësinë për të aplikuar për vëzhgues në zgjedhjet parlamentare të ardhshme.
Ekipi i CIVIL u takua me përkrahësit e organizatës nga ky rajon, si dhe me një pjesë të mediave lokale dhe rajonale.
Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1.000 vëzhgues të CIVIL-it dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është projekt për monitorim afatgjatë, për vëzhgim të procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, edukim dhe ngritje të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Projekti zbatohet në nivel kombërar në 14 qendra rajonale të CIVIL-it dhe është i financuar me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.