Në kuadër të projektit për ndihmë konsultative të organizatave maqedonase të shoqërisë qytetare – sa i përket procesit zgjedhor, jam angazhuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë si dhe prej Qendrës për Shkëlqyeshmëri, në cilësinë e ekspertit në fushën e reformave zgjedhore, në Republikën e Maqedonisë.Si pjesë e zbatimit të projektit, së bashku me kolegun Dragan Zeliq nga GONG-u, patëm tri misione si ekspertë (në periudhën prej 28 gusht e deri më 9 dhjetor 2015) me qëllim të përkrahjes së CIVIL-it për ngritje të shkathtësive profesionale dhe formim të politikave publike ndërmjetësuese për reformën zgjedhore në Republikën e Maqedonisë.
Duke punuar në këtë projekt, u vërejt nivel i lartë i profesionalizmit dhe interesim i madh te kolegët e CIVIL-it për avancim dhe përvetësim të njohurive të reja dhe kjo ishte arsyeja pse bashkëpunimi ishte në nivel të lartë, që solli deri te arritja e qëllimeve dhe rezultateve nga projekti në tërësi, që rezultoi me vullnetin e CIVIL-it dhe organizatave të tjera për lidhje të mëtutjeshme dhe aktivitete të përbashkëta për përmirësim të ligjvënies zgjedhore, për ndjekje të procesit zgjedhore dhe parandalim të manipulimeve në procesin zgjedhor.
Përkrahje për këtë projekt dha edhe ambasadorja kroate në Republikën e Maqedonisë, znj. Danijela Barishiq, e cila me çiltërsinë e tij (edhe pse në fillim të mandatit) dhe përmes pjesëmarrjes në takime publike, edhe më shumë edhe e theksoi gatishmërinë kroate, përmes Qendrës për Shkëlqyeshmëri të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Republikës së Kroacisë, t’u jepet ndihmë profesionale kolegëve nga Republika e Maqedonisë në të gjitha projektet e ardhshme që përfshijnë bashkëpunim dhe përkrahje në zhvillimin e një shoqërie demokratike. Kolegët e CIVIL-it veçanërisht e respektojnë angazhimin e ambasadores dhe shprehën shpresë për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve.
Duke e pasur parasysh se Republika e Maqedonisë po përgatitet për zgjedhje të parakoshme parlamentare, të planifikuara për në prill të vitit 2016, shkëmbimi i njohurive dhe përvojave me kolegët e tyre kroatë rezultuan me propozime konkrete të CIVIL-it për rregullim të Listës Zgjedhore, për emërim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë si organ të pavarur e profesional, me metodologjinë për mbikëqyrje jopartiake, me komunikim të CIVIL-it edhe me organizata të tjera qytetare që punojnë mbi të drejtat e njeriut dhe mbi procesin zgjedhore – për paraqitje të mundshme të përbashkët në ndërmjetësimin për përmirësimin e ligjvënies zgjedhore dhe të Listës Zgjedhore.
Gjithashtu, është theksuar nevoja për rregullimin dhe mbikëqyrjen e financimin e fushatave zgjedhore, si element i rëndësishëm për sigurim të garës së drejtë zgjedhore dhe luftës kundër korrupsionit.
Përvojat e GONG-ut në punën e mbikëqyrësve dhe mbikëqyrjes të të gjitha fazave të procesit zgjedhor ishin veçanërisht të dobishme dhe paraqitnin bazë mbi të cilën janë themeluar planet e përcjelljes së procesit zgjedhor dhe strukturës organizative të CIVIL-it, i cili do të organizojë e do të zbatojë mbikëqyrje jopartiake të zgjedhjeve.
Përgjatë punës së projektit, CIVIL-i mbajti mbledhje dhe punë interaktive në punëtori, ashtu si edhe takime publike me kolegët e tyre nga MOST-i, me përfaqësues të Fondacionit Shoqëri e Hapur, me të Komitetit të Helsinkut në Maqedoni, me të OSBE-së e të Institutit Nacional Demokratik, me të ambasadës gjermane, me të ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, me përfaqësues të partive politike dhe ekspertë të pavarur nga fusha e procesit zgjedhor.
- Misioni i parë ekspertor (28 gusht e deri më 2 shtator, 2015)
Tema e misionit të parë ekspertor ishte rregullimi i Listës Zgjedhore, mbikëqyrje të zgjedhjeve dhe rëndësia për punë të mëvetësishe të institucioneve për zbatim të zgjedhjeve. Përgjatë kohës së punës, na informuan se në Republikën e Maqedonisë në proces e sipër janë bisedimet (i mbyllur për opinionin), i përfaqësuesve të partive parlamentare dhe ekspertëve për ndryshime në Kodin Zgjedhor, me fokus në metodologjinë e planifikimit dhe azhurnimit të Listës Zgjedhore. Ideja ishte në shpalljen e zgjedhjeve, të gjindet model për azhurnimin e Listës Zgjedhire, kurse një nga propozimet ishte regjistrimi aktiv i votuesve disa ditë para zgjedhjeve, siç ishim informuar nga CIVIL-i dhe pjesëmarrës të tjerë.
Prezentimi i Ligjit kroat për Zgjedhje të Deputetëve në parlamentin kroat, Ligji për Listën Zgjedhore dhe Ligji për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhanë fotografi të kornizave kroate zgjedhore dhe ligjore, me ç’rast qenë vërejtur ngjashmëri të mëdha me Kodin Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë.
Me Kodin Zgjedhor është rregulluar gjithçka në një vend të gjitha zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë, për dallim nga shembulli kroat, ku ligje të posaçme e rregullojnë çdo cikël zgjedhor individualisht, që e vlerësojmë pozitivisht dhe e përkrahim sjelljen e një Kodi Zgjedhor të vetëm, i cili nga aspekti i sistematizimit të ligjvënies është zgjidhje më e mirë dhe më e përshtatshme.
Pjesëmarrësit e projektit dhanë vërejtje serioze në punën e administratës zgjedhore në fushën e Listës Zgjedhore dhe institucionet e ndërlidhura me bërjen e këtij evidentimi publik, siç është Komisioni Shtetëror Zgjedhor (në tekstin e mëtutjeshëm: KShZ) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (në tekstin e mëtutjeshëm: MPB). Në fkat, siç informuam pak më herët, në pyetjen për përgjegjësinë e saktësisë së Listës Zgjedhore, KShZ-ja pohon se lista e votuesve është nën kometenca të Ministrisë së Punëve të brendshme, kurse Kodi Zgjedhor parasheh se “listën zgjedhore e udhëheq KShZ-ja”. Kërkesa për t’u regjistruar në Listë Zgjedhor është mosha 18-vjeçare dhe të kihet qëndrim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë, ashtu si edhe letërnjoftim valid apo pasaportë.
Pra, sa për kompetencën, sipas dispozitës së shënuar, del se KShZ-ja, e cila e udhëheq listën e votuesve, duhet të jetë përgjegjëse për saktësinë e të dhënave. Megjithatë, të ndryshme janë interpretimet nga ky botëkuptim, dhe ne jemi të informuar se KShZ-ja konsideron se nuk është organ që mund ta konfirmojë saktësinë e Listës Zgjedhore dhe kjo çështje është nën kompetenca të MPB-së, organ që mban evidencë për vendbanimin dhe shtetësinë, evidencë që, përkrah shënimeve të librave amë dhe evidencave të tjera zyrtare, është bazë për ta përbërë Listën Zgjedhore. KShZ-së, gjithashtu, i mundësohet kontrollimin e saktësisë ta konfirmojë në bazë të kontrollimeve direkte, me ç’rast nuk parashkruhet mënyra në të cilën – de fakto – ajo bëhet (dhe a bëhet).
Duhet publikisht të bëhet dallimi ndërmjet kompetencave në lidhje me listat e votuesve të KShZ-së dhe MPB-së, si dhe të caktohet kush është përgjegjës për saktësinë e Listës Zgjedhore.
Në Kroaci, Lista Zgjedhore është nën kompetenca të Ministrisë së Drejtorisë, e cila bën arkivim të të dhënave të trupit votues, pra regjistri i votuesve definohet si përmbledhje e të dhënave personale të të gjithë votuesve, kurse Lista Zgjedhore është pjesë e Regjistrit të Votuesve, që përpilohet pas mbylljes së tij dhe paraqet bazë për votim.
Sa i përket rregullativës ligjore maqedonase në fushën e Listës Zgjedhore dhe së drejtës së votës, parashtrohet pyetja për qytetarët që nuk kanë dokument valid – letërnjoftim/pasaportë – pra si munden ata ta realizojnë të drejtën e votës. Në këtë pjesë, ne propozojmë të shqyrtohet mundësia që këta votues të votojnë në bazë certifikatash për votim, pas një hulumtimi të të drejtave të tyre nga organi kompetent.
Në këtë mënyrë rritet mundësia të votojnë ata votues që në ditën e votimit do të jenë (apo janë) jashtë vendit të banimit (posaçërisht për një kategori të caktuar votuesish, siç janë studentët e punëtorët migrues…). Në këtë kontekst, i prezentuam zgjidhjet ligjore në Ligjin kroat për Regjistrim të Votuesve, me të cilin parashihet mundësia për regjistrim paraprak të votuesve që jetojnë në Republikën e Kroacisë, të cilët do të votojnë jashtë shtetit apo regjistrim të përkohshëm në regjistrin e votuesve jashtë vendit të banimit për ata votues që do të gjinden në ndonjë qytet/komunë tjetër në Republikën e Kroacisë dhe dhënia e certifikatave për të votuar jashtë vendit të banimit, në bazë të të cilave votuesit do të munden të votojnë në çdo vendzgjedhor në Republikën e Kroacisë apo jashtë shtetit.
Synimi kryesor i këtyre institucioneve që përfshihen në Ligjin kroat për Regjistrin e Votuesve është t’u mundësohet të gjithë votuesve lëvizje e lirë pa pengesë për ta realizuar të drejtën e votës.
Në praktikë, shpeshherë thuhet se listat zgjedhore janë të pasakta, e si rezultat të papërvojës së autoriteteve, shpërnguljes së popullatës dhe të faktit se qytetarët nuk kontrollohen në Listën Zgjedhore, kur është në dispozicion të bëhet kontrollimi, që e rëndëson bërjen e Listës Zgjedhore.
Sa i përket aranzhmanit/azhurnimit të Listës Zgjedhore, është i rëndësishëm roli i administratës zgjedhore dhe i MPB-së, të cilët duhet para zgjedhjeve të bëjnë fushatë të fortë mediumore dhe aktivizim të qytetarëve, në një anë, ta përmbushin detyrimin e tyre qytetar dhe t’i azhurnojnë dokumentet e tyre personale, si dhe njëkohësisht, aktivisht t’i kyçin qytetarët si një lloj mbikëqyrësi, të cilët në polici do t’i kishin paraqitur të gjitha informatat për parregullsitë e zbuluara (për shembull, qëndrim fiktiv) dhe hapur të bëhet informimi për numrin e votuesve për secilën adresë, që do të ishte në dispozicion për qytetarët për revizion (ueb-faqja e МУП, KShZ) dhe do të mundësojë konfirmim të këtyre informacioneve.
Servisi publik mediumor duhet të veprojë fort për mundësimin e sigurimit të informacioneve deri te opinioni publik, programe tematike të orientuara për zgjedhjet me pjesëmarrës kompetentë, me qëllim të informimit të qytetarëve për procedurën zgjedhore), ashtu që qytetarët do të ishin bashkëpunëtorë dhe do t’ua lehtësonin organeve kompetente sigurimin e informacioneve nga mjedisi i tyre.
Natyrisht se e gjithë kjo supozon se Lista Zgjedhore është konstante, që përfshin detyrim për azhurnim të tij të rregullt, duke theksuar se nëse regjistrimi i votuesve nuk bëhet automatikisht, patjetër e ka të lejojë afat mjaft të gjatë për regjistrim. Gjithashtu, është e rëndësishme Lista Zgjedhore të jetë e publikuar dhe të ekzistojë proces administrativ që i është nënshtruar kontrollit gjyqësor.
Në fund, nuk ekziston dyshim se shteti përmes aparatit të vet duhet të mundësojë çdo votues ta realizojë të drejtën e vet të garantuar me ligj dhe se individët nuk duhet t’i pësojnë pasojat për veprimet e gabuara apo mosveprimet e shtetit. Në këtë kontekst, i një rëndësie të madhe për azhurnimin e Listës Zgjedhore është të gjithë votuesit nën kushte të njëjta t’u jepet e drejtë e regjistrimit, korrigjim apo ndryshim të të dhënave në Listën Zgjedhore.
Mëvetësia e trupave për realizimin e zgjedhjeve është me rëndësi të madhe. Për këtë arsye, veprimi politik duhet qartazi të kufizojë në suaza të profesionit, me qëllim të parandalohen manipulimet zgjedhore e rritja e mosbesimit në procesin zgjedhor.
Në këtë pjesë, është me rëndësi të nxiten organizatat joqeveritare që punojnë në fushën e mbikëqyrjes së pavarur të procesit zgjedhor dhe/ose promovimit të të drejtave të njeriut dhe qytetarit.
Pjesëmarrësve në projektin nga kolegu Zeliq prej GONG-ut iu prezentua metodologjia e mbikëqyrjes jopartiake të zgjedhjeve në periudhën para zgjedhjeve, në ditën e zgjedhjeve dhe në periudhën pas zgjedhjeve. Në bazë të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, CIVIL-i u pajis me ide të reja, si dhe të ndërmjetësojë me qëllim të përmirësimit të ligjvënies zgjedhore, duke menduar propozime dhe masa konkrete për veprim, që të parandalohen manipulime eventuale në zgjedhjet që i kemi në prag.
(Vazhdon)
Ekipi prej ekspertësh i CIVIL – Qendrës për Liri, në përbërje prej aktiviteteve të veta të rregullta, përgatiti analiza të reja, të hollësishme, juridiko-politike për gjendjet politike, për krizën dhe procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë.
Bashkëpunëtorja e CIVIL-it, Aleksandra Joziq-Ilekoviq (Republika e Kroacisë), nënkryetare disavjeçare e Komisionit Shtetëror Zgjedhor kroat, në përbërje të projektit “Përkrahje për CIVIL-in për ngritje të kapacitetin profesional dhe zhvillim të politikës ndërmjetësuese politike në përfaqësimin e reformave zgjedhore në Republikën e Maqedonisë”, në janar të vitit 2016 përgatiti analizë për zbatimin e shembujve kroatë për përmirësim të ligjvënies zgjedhore në Maqedoni, me qëllim parandalimin e manipulimeve në procesin zgjedhor, të cilën e botojmë në dy vazhdime.
Përgjatë shkurtit, CIVIL Media e botoi në katër vazhdime analizën e dr. Sasho Ordanoskit “Maqedonia: Vendi i mundësive të lëshuara demokratike”, ndërsa do ta botojmë edhe analizën e avokates Sandra Gavrillovska.
Në bazë të këtyre analizave, ashtu si edhe analizave e rekomandimeve të ekspertëve, CIVIL-i edhe më tej do të mundohet të japë maksimumin e vet për krijimin e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe për tejkalim të krizës politike në Republikën e Maqedonisë.
Analizat dhe rekomandimet që CIVIL-i i përgatiti në këtë periudhë janë pjesë e aktiviteteve të projektit “Zgjedhje të lira për qytetare e qytetarë të lirë”, të përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Federative të Gjermanisë.
Përktheu: Arsim Jonuzi