Sot vizitën në Pollog karavani “Përpara!” i ekipit të CIVIL e përfundoi në Gostivar. Ekipet mobile të CIVIL i njoftuan mediat lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe shumë qytetare dhe qytetarë tjerë me projektin, si dhe për mundësinë për të aplikuar për vëzhguesit gjatë zgjedhjeve për të gjithë të interesuarit.
CIVIL zbaton monitorim të plotë, gjithpërfshirës, të paanshëm dhe objektiv të përgatitjes dhe rrjedhës të tërë procesit zgjedhor dhe respektimit të së drejtës për të votuar. Janë duke u zhvilluar aktivitete për përzgjedhjen, rekrutimin dhe trajnimin e vëzhguesve afatgjatë, afatshkurtër dhe qytetarë të procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë.
Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1000 vëzhgues qytetarë dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është projekt për monitorim afatgjatë të procesit zgjedhor, vëzhgim gjatë ditës së zgjedhjeve, edukim dhe forcim të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.