• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Prilep: Fletushkat e fajësojnë deputetin Dimitar Stevananxhija për nepotizëm

March 1, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Në qendër të Prilepit, në më tepër lokacione, këtyre ditëve mundeshin të shihen fletushka të shpërndara me figurën e deputetit të Prilepit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Dimitar Stevananxhija, me porosi “Ju falemnderit që më votuat, që të mundem ta punësoj gruan”.

Fletushkat shfaqin edhe një dokument të lëshuar nga ISHP Qendra shëndetësore – Prilep, në të cilin shkruan se që nga viti 2005 deri në vitin 2015, në Qendrën shëndetësore, janë punësuar vetëm dy mjekë stomatologë, prej të cilëve njëri është pikërisht bashkëshortja e deputetit Stevananxhija. Mjekja e njëjtë, bashkëshortja e deputetit të Prilepit është edhe kandidati i vetëm i zgjedhur për udhëzim në specializim në stomatologjinë pediatrike parandaluese.

“Ju informojmë se që nga viti 2005 e deri më tani, janë punësuar dy mjekë në stomatologji: dr. Julijana Stevananxhija dhe dr. Katerina Talimxhioska”, shkruan në dokumentin e bashkangjitur në fletushkë.

92ef9e64-cdbf-4c63-880f-ec101fb9a1c9

Nga kjo marrëveshje e Qendrës shëndetësore (pas një kërkese me shkrim për qasje në informacionet me karakter publik, aplikanti i së cilës nuk shihet në dokumentin e bashkangjitur në fletushkë), e nënshkruar nga tashmë u.d. ish drejtori Petar Ristevski, është evidente se në 15 vitet e kaluara, në Qendrën shëndetësore ose siç e quajnë prilepasit “uredi”, kandidatët e vetëm që kanë qenë të denjë të fitojnë punësim, madje edhe miratim për specializim, janë bashkëshortet dhe funksionerët e lartë lokalë.

IMG_20160219_081530

Ikja masovike e mjekëve nga Prilepi për punë në shtetet e BE-së është e dhënë shumë e njohur për prilepasit dhe fakt (problem) me të cilin pacientët ballafaqohen në përditshmëri. Por, a është rastësi që mjekët “tjerë” që po punësohen të jenë bashkëshortë ose familjarë të funksionerëve partiakë ose kjo është vetëm “ana e errët” e projektit – “Maqedonia punëson”, mund të qëllohet symbyllurazi.

Në dokumentin e shpërndarë në pjesën e pasme të fletushkës, me qëllim ose për shkak të një lëshimi, zbulohet edhe identiteti i kandidatit i cili është dashur të punësohet në ISHP Qendrën shëndetësore – Prilep deri në fund të vitit 2015: “Kah fundi i këtij viti, më saktësisht kah mesi i muajit dhjetor të vitit 2015, duhet të punësohet edhe një mjek në stomatologji, dr. Mitko Dimitriovski”.

Si kanë mundur ta dinë autorët e dokumentit se kush do të punësohet gjatë vitit? A ka qenë konkursi “i menduar” për një person konkret? A ka personi i përmendur suksese dhe merita specifike që të hyjë “pa rend” në listën për punësim apo e ka “xhaxhain peshkop”?

 

Bozhidar Barllakovski

Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi

Next Post

Stop për provokimet e partive të pushtetit

Qindra tetovarë të interesuar për vëzhgim të zgjedhjeve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom