Kirurgu i syve Dejan Stavriq, javën e kaluar nga Gjykata e Apelit në Shkup u dënua me një dënim me kusht prej një viti burg, pasi paraprakisht Gjykata Themelore 1, për herë të dytë, e dënoi me burgim prej një viti për marrje të mitës prej 2,000 euro për ndërmjetësim për marrjen e pensionit të invaliditetit.Si lider i mëparshëm sindikal, Dr. Stavriq dyshon se ishte roli i tij gjatë grevës së mjekëve kundër reformave të imponuara në sistemin shëndetësor, të cilat ndezën polemika në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe reagime të pacientëve, i cili ka qenë vendimtar për paraburgimin e tij. Në një intervistë për CIVIL Media, si pjesë e projektit “Drejtësi sociale tani!”, botuar më 29 prill, Dr. Stavriq tha se rasti ishte një montim klasik.
“Më arrestuan në një mënyrë që do ta kishin zili edhe regjisorë nga Holivudi. Apo nga Bolivudi. Ajo ishte organizim i super-përgatitur, mendoj se 100 policë ishin të pranishëm në arrestimin. Kjo është një turp i madh për institucionet tona, dhe mbi të gjitha, për ata që e kryen atë”, tha Stavriq në intervistën për CIVIL Media.
Pas gologothës njëvjecare nëpër gjykata, Dr. Stavriq nuk është i kënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit, dhe është i gatshëm për të provuar pafajësinë në gjykata reale dhe relevante në këtë moment, e ato, sipas tij, janë jashtë vendit tonë. Është i vendosur se, për fat të keq, në Maqedoni “kemi imitimin e institucioneve, të cilat nuk punojnë për qytetarët, por për urdhëruesit e tyre.”
“Vendimi i Gjykatës së Apelit është marrë, është meritor, me të cilën unë jam i dënuar, dhe me atë ndjehem totalisht i dëmtuar dhe se më është bërë padrejtësi, sepse bëhet fjalë për, siç thuhet edhe në karakterizimin e Departamentit të Shtetit dhe të BE-së vitin e kaluar, proces gjyqësor politikisht të motivuar dhe të montuar prej gjyqeve dhe policisë. Gjykata e Apelit e përsëriti vendimin e Gjykatës Themelore në Shkup, i cili ishte krejtësisht i pabazë dhe i marrë në mënyrë të paligjshme, si në aspektin e procedurës, ashtu edhe në aspektin e ligjor si një vendim.
Vallë do të të ankohemi edhe më tej, do të shohim, sepse përfundimisht nuk kemi besim në gjyqësorin, jo vetëm unë, por edhe zyra e avokatëve që është duke punuar në këtë rast, si edhe pjesa më e madhe e qytetarëve, sepse ata janë dëshmitarë të drejtësisë selektive që ndodh në Maqedoni. Rasti im mund të krahasohet me zhvillimet aktuale. Në rast kur nuk kemi vepër, personi dënohet me çdo kusht dhe mbahet pa asnjë problem në paraburgim, ndërsa në rastet të krimeve të rënda, njerëzit ecin lirshëm dhe madje edhe gjykatat janë duke luftuar – që ata të mos marrin paraburgim.
Kjo mund të ndodhë dhe do të ndodhë me siguri, ankesë deri te instancat përkatëse dhe reale të gjyqësorit që nuk ekzistojnë në Maqedoni, por jashtë vendit, për shkak se e tërë procedura këtë montazh policoro – gjyqësor, në rastin tim, paraqet një shkelje të të drejtave të njeriut, të gjitha të të gjitha drejtave kushtetuese, me tv cilat merret gjykata në Strasburg. Kjo ankesë do të jetë me shumë arsye, por ajo mbetet ende një dilemë: vallë të kërkohet kompensim nga shteti ose direkt nga palët e kycura në këtë proces? Sepse, besoj se përgjegjësia duhet të jetë individuale, patjetër duhet që dikush që nominalisht qëndron si gjyqtar e vepron si xhelat, duhet të përgjigjet për këtë, dhe unë mendoj se në të ardhmen e afërt kjo do të jetë i njohur.
Pavarësisht nga rasti tim, pavarësisht nga procesi, unë besoj se ndryshimet duhet të vijnë për të mirën e të gjithë neve. Meqë jemi një shoqëri e ndarë, një gjë vlen për njerëzit “e tyre” për ata që janë në pushtet, e një mënyrë tjetër është e vlefshme për të tjerët. Ndryshimet patjetër duhet të vijnë, sepse nuk mund të jetojmë në një shoqëri të ndarë në të cilën disa i gëzojnë të gjitha të drejtat, ndërsa të tjerët nuk kanë të drejta. Këto janë sisteme shoqërore tv cilat që nga shekulli i 18 e tutje nuk janë të pranishme në pjesë të tjera të Evropës. Ne jemi të kthyer përsëri në një sistem feudal, si në bazë të pronësisë, si dhe në bazë të qeverisjes. Këtu nuk sundon ligji, por sundon ekskluzivisht forca politike! Institucionet veprojnë në funksion të establishmentit politik dhe kjo duhet të ndryshojë. Jo për mua dhe për rastin tim, por për të mirën e të gjithë neve. Jo vetëm gjyqësori, jo vetëm policia, të gjitha institucionet duhet të normalizohen, sepse në këtë moment, institucionet shtetërore – nuk kemi. Ne kemi imitim të institucioneve që nuk punojnë për qytetarët, por për urdhëruesit e tyre.
Vallë është rasti im një shembull për liderët e tjerë të sindikatave? Po. Rasti im është një kërcënim, shumë konkret, shumë i qartë, për mjekët, për njerëzit që mendojnë në këtë mënyrë, për udhëheqësit e sindikatave … Mendoj se ata, të cilëve u drejtohet ky mesazh, duhet të reagojnë, mirëpo jo me frikë dhe heshtje, por zëshëm dhe me të menduar”.
Biljana Jordanovska