Me qëllim të kontribuimit ndaj dialogut politik në shoqëri në vigjilje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vitin 2016, CIVIL – Qendra për Liri filloi me seri intervistash me anëtarët e Qeverisë. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, në rrethin e dytë të intervistave me ministra, ekipi i CIVIL Media bisedoi me ministren për punë dhe politikë sociale – Frosina Tashevska-RemenskiRemenski për CIVIL flet për shkarkimin e 15 drejtorëve dhe për reagimet e atij vendimi të saj, për paditë që kundër saj i parashtron zëvendësministri Dime Spasov dhe për masat e përkohshme të Gjykatës Administrative, ashtu si edhe për borxhet me miliona të Fondit të PSIM-së.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=7IC4zh044C0[/youtube]
CIVIL Media: Pas zbatimit të mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese, për të cilën folëm në intervistën e parë, si ministre e punës dhe politikës sociale, tri enteve dhe një shtëpie u dhatë vendim për shkarkim. Cilat ishin arsyet e këtij vendimi dhe çfarë dëshironi të arrini?
REMENSKI: Shkarkimet që ndodhën më 11 janar të këtij viti janë bërë në bazë të mospërmbushjes së detyrimit ligjor të drejtorëve, për nënshkrim marrëveshjesh me ministrin, në kohën kur drejtorë të institucioneve publike qenë zgjedhur përmes një shpallje publike. Bëhet fjalë për periudhën 2014-2015, kur pararendësi im e ka kryer përzgjedhjen e drejtorëve, por nuk e kishte kryer deri në fund detyrimin ligjor, drejtorët e zgjedhur të nënshkruajnë marrëveshje menaxheriale. Ne u ofruam drejtorëve ta përmbushin detyrimin e vonuar, po u përballa me mosbashkëpunim nga ana e drejtorëve në pjesën e marrëveshjes për mënyrën se si do të qaset ndaj nënshkrimin e marrëveshjes menaxheriale. U bënë kushtet përmes të cilave u pa se po zbatojnë direktivë tjetër, përkundër detyrimit ligjor. E bëmë shkarkimin e drejtorëve në pjesën e mospërmbushjes së detyrimin ligjor.
Një pjesë e atyre drejtorëve qenë shkarkuar edhe për mospërmbushje të detyrimit ligjor të Ligjit për Mbrojtje Sociale, që i detyron të parashtrojnë raport vjetor për punën e kryer, por edhe raport vjetor për punën materiale dhe financiare, në të cilin do të përfshihen të gjitha shtojcat në pjesën e harxhimeve të të gjitha mjeteve në institucionin publik në lidhje me të gjitha shpenzimet që po i bën institucioni publik ndaj qytetarëve dhe subjekteve të tjera. U formua komision brenda Ministrisë në pjesën e mbikëqyrjes mbi ligjshmërinë e të gjitha institucioneve publike të mbrojtjes sociale dhe në pjesën e parashkresave dhe të gjitha aktet e përgjithshme të institucioneve, vendimin e këshillave drejtues dhe aktet e marra të drejtorëve. Këtë komision e formuam më 25 dhjetor dhe tashmë i kemi raportet prej mbikëqyrjeve të zbatuara ndaj institucioneve publike. Dhe në bazë të këtyre raporteve, besoj se do të ketë edhe shkarkime të tjera të drejtorëve, për shkak se drejtori, sipas ligjit, detyrohet të kujdeset për lligjshmërinë e punës së institucioneve publike. Prej këtu, gjithçka që del si përmendje në bazë të kontrollit do të jetë bazë për shkarkim të drejtorëve përgjegjës.
Unë këtu nuk po flas vetëm për përgjegjshmërinë e drejtorëve, por po flas edhe për përgjegjshmërinë e Kryetarit të Këshillit Drejtues, i cili, gjithashtu, sipas Ligjit për Mbrojtje Sociale, ka detyrim të kujdeset për ligjshmërinë e punës së institucioneve publike dhe në pjesën e parashtrimit të planit financiar vjetor për punën, që paraqet njëfarë detyrimi të drejtorëve për t’i kryer ato plane, akte e përfundime që dalin nga Këshilli Drejtues. Në këto raporte që i morëm nga mbikëqyrja e zbatuar nga Këshilli Drejtues nuk e kreu deri në fund dhe në tërësi detyrimin që e ka sipas ligjit, në pjesën e qeverisjes së institucioneve publike, e prej këtu del edhe mospërmbushje e një numri të madh detyrimesh nga drejtorët si organë drejtues në institucione publike. Prej këtu, kur po flas për mbikëqyrjen kontrolluese për këto shkarkime që u ndodhën drejtorëve në lidhje me marrëveshjet menaxheriale, duhet ta bëjmë këtë dallim. Drejtorët që nuk kishin nënshkruar marrëveshje menaxheriale, jo vetëm këta 15, por edhe të tjerët që, po ashtu, nuk kanë nënshkruar marrëveshje, kanë detyrim ligjor, sepse deri më sot nuk u shfaq asnjë interes nga ana e drejtorëve, edhe pse qe njoftuar edhe përmes mediumeve.
Pararendësi im në mbrojtje të tyre fliste se ata fare nuk kanë refuzuar të nënshkruajnë marrëveshje, por se kishte qenë çështje se kur do ta nënshkruajnë, por, ja, një muaj pas shkarkimit të drektorëve pikërisht për këtë bazë, unë si ministër nuk pashë asnjë interesim të drejtorëve, që i kanë marrëveshjet menaxheriale në shtëpi, ta bëjnë atë. Ky gjest është i çuditshëm nga ana e drejtorëve, sepse dominojnë disa vendime të tjera në pjesën e veprimit të tyre, por jo edhe detyrim ligjor që ta bëjnë atë, sipas ligjit.
Në periudhën e mëtejme ne do t’i bëjmë ndryshimet tjera në më shumë baza në atë pjesë për të cilën fola pak më herët, dhe nuk e përjashtoj mundësinë, së bashku me ndonjë akt të shkarkimit, të vijohet edhe me paditje të përgjegjësve për veprim e punë joadekuate, për ç’gjë kemi dëshmi serioze.
CIVIL Media: Në periudhën e kaluar një seri padish qenë parashtruar kundër Jush nga zëvendësministri Dime Spasov, kurse nga Gjykata Administrative qe marrë vendim për masë të përkohshme. A i konsideroni paditë si shypje dhe si ndikojnë në punën Tuaj?
REMENSKI: Këtë nuk e shoh si shtypje ndaj punës së ministrit për punë dhe politikë sociale, por po detektoj mosnjohje të ligjit dhe mosnjohje klasike të të drejtave dhe detyrimeve që dalin nga Ligji për Qeverinë, te të cilat po thirret zëvendësministri tjetër, kur i ka parashtruar paditë deri te Gjykata Administrative, në pjesën e kontestimit të akteve me të cilat ministri i ka shkarkuar drejtorët apo kur i emëron ushtruesit e detyrës së drejtorëve. Askush nuk e ka kontestuar të drejtën e zëvendësministrit tjetër për t’i parashtruar paditë në Gjykatën Administrative për ta mbrojtur të drejtën e vet nga Ligji për Qeverinë për të marrë pjesë në pjesën e nënshkrimit të akteve së bashku me ministrin. Mirëpo, kjo çështje nuk është e fushës së organizimit të zgjedhjeve, as shkarkimet e deritanishme, as ato që do të bëhen, por janë pjesë e një aktiviteti serioz për zbatim të kontrollit dhe mbikëqyrje të ligjshmërisë së punës së institucioneve publike. Duke e pasur parasysh se drejtorët nuk a e kanë përmbushur detyrimin e tyre ligjor, së pari t’i nënshkruajnë ato marrëveshje, kurse pastaj të kujdesen për ligjshmërinë e punës, kjo nuk është çështje e zgjedhjeve, por detyrim i ministrit për t’u përkujdesur, nëse diç nuk ka shkuar në frymën e ligjit, të kthehet në binarë dhe të vazhdojë të funksionojë në përputhje me ligjin.
Pjesa e argumentimit që është shënuar te paditë – se zëvendësministri ka mbetur pa të drejtë për të marrë vendime së bashku me ministrin është çështje që më parë është dashur të shqYrtohet para Komisionit Shtetëror Zgjedhor, sepse, në bazë të Ligjit për Qeverinë, KShZ-ja është i vetmi organ që vendos se a është ndonjë çështje juridike a kadrovike në lidhje me organizmin e zgjedhjeve apo jo. Paditësi, në këtë rast, zëvendësministrit tjetër i ka ikur ta kërkojë atë mendim dhe e ka marrë atë vendim të KShZ-së dhe është drejtuar te Gjykata Administrative.
Gjykata Administrative ka dalë nga kornizat e kompetencave të veta dhe pa u deklaruar se është jokompetente të vendosë për këto çështje, është lëshuar në shqyrtim të padive, por edhe në projektvendimin për masa të përkohshme. Gjykata i ndërmori masat e përkohshme me ç’gjë ministrit ia ndalon të ndërmarrë veprime juridike në lidhje me aktet konkrete që janë marrë. Bëhet fjalë për 14 vendime për masa të përkohshme, që në afatin e paraparë me ligj janë parashtruar në Gjykatën e Lartë Administrative. Po pres që Gjykata e Lartë Administrative t’i vlerësojë citimet e ankesave pas vendimeve për masat e përkohshme, për shkak se aty do të shqyrtohen të gjitha lëshimet që janë bërë në fazën e pranimit të kërkesës së padisë nga paditësi. Po pres që Gjykata e Lartë Administrative ta zhvlerësojë vendimin, sepse më së paku po bëhet fjalë për çështje të organizimit të zgjedhjeve, por po bëhet fjalë për mospërmbushje të detyrimit ligjor edhe të paditësit Spasov dhe të drejtorëve të shkarkuar, në mbrojtje të të cilit po vihet ai tash.
CIVIL Media: Publikuat se Fondi PSIM qysh në muajin e parë të vitit 2016 është 7 milionë euro minus. Çfarë do të thotë kjo për Fondin dhe për pagimet e mëtutjeshme të pensioneve?
REMENSKI: Kur flasim për problemin aktual me deytirmin e Fondit Pensional dhe Sigurimit Invalidor të Maqedonisë, që në kohë dhe me afat të paraparë me ligj prej pesë ditësh t’i kalojë mjetet për kontribute deri te shoqëritë pensionale private, problem që u aktualizua në fund të vitit 2015 dhe fillim të vitit 2016, bëmë aktivitete të shumta në të kaluarën, të lidhura me sigurimin e informacioneve që do të na i jepnin treguesit e saktë për dinamikën dhe për pagimin e shoqërive pensionale. Mirëpo, edhe në aspektin e punës financiare të Fondit, sa i përket përmbushjes së Ligjit për Sigurim të Domosdoshëm Kapital dhe Financiar Pensional.
Qysh nga fillimi u përballëm me njëfarë lloji obstruksionesh të pashpjegueshme që imponojnë përdorim të një lloji tjetër intervenimesh dhe arritëm deri te informacione serioze që bëjnë të ditur se në 22 ditët e parë të muajit janar, tashmë është bërë deficit prej 662 milionë denarësh. Nëse flasim se ky deficit është bërë në 22 ditë, janari ka 31 ditë, kurse sot jemi 10 shkurt, op flasim për informacione që në këtë moment ndoshta janë të vjetëruara apo deficitit është shumë më i madh, në çështjet e detyrimeve mujore për transferim të përdoruesve përfundimtarë, qofshin ata pensionistët, shoqëritë pensionale, gjegjësisht anëtarët…
E gjithë kjo flet se në fillim të vitit fiskal 2016 po hyhet në deficit në buxhetin e Fondit PSIM, i cili në muajt e vitit 2016 do të zvarritet vazhdimisht, me tendencën për t’u rritur. Kjo do të të kërkojë injektim intervenues financiar në buxhet në Fond në pjesën e përmbushjes së detyrimit ndaj përdoruesve përfundimtarë.
Marija Tegovska
Kamera dhe fotografia: Atanas Petrovski dhe Dehran Muratov
Montazhi: Nikolla Ugrinovski
Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi