Liljana Popovska, kryetare e Lëvizjes për Përtrirjen e Maqedonisë (DOM), e hapi debatin “Pluralizmi dhe kriza politike” që u organizua nga Civil – Qendra për Liri më 2 shkurt, Ajo theksoi se po të mblidhen votat e qytetarëve që votojnë për partitë opozitare, del se ata janë shumicë dërrmuese në vend.
Në debat morën pjesë 11 udhëheqës dhe zyrtarë të lartë të partive dhe iniciativave politike që nuk janë pjesë e bisedimeve për tejkalimin e krizës politike, të cilët dy orë diskutuan dhe argumentuan për shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme të krizës politike në Maqedoni.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=vZ9b-P6qXHI[/youtube]