Gjykimi i tetë të arrestuarve në protestat më 5 maj 2015 u anulua këtë mëngjes për shkak të largimit të gjykatësit të lëndës në pension. Siç ishim të informuar nga të pandehurit dhe avokatët e tyre, gjykimi do të vazhdojë atëherë kur gjykata do të caktojë një gjyqtar të ri, i cili do të marrë përsipër këtë rast.
Sot qytetarëve e dhe gazetarëve të interesuar, të cilët dëshironin të marrin pjesë në seancën dëgjimore në gjykatë, që në derën e përparme u paralajmëruan se nuk mund të hynin pa ftesë dhe që në sallën nuk është e lejuar prania e publikut, që është një praktikë e pazakontë, sepse flitet për lëndë kundërvajtjeje, ku publiku mund të përjashtohet vetëm me vendim të gjykatësit.
Në periudhën e kaluar, CIVIL – Qendra për Liri publikoi disa njoftime dhe kumtesa në të cilat tregohet se gjatë ngjarjeve të 5 majit janë arrestuar njerëz të pafajshëm dhe janë torturuar në stacionet policore në Shkup, se telefonat e tyre janë konfiskuar dhe se ata janë mbajtur kohë të gjatë në stacion policor dhe se deri më sot durojnë presione. Gjatë arrestimit, ndaj të paktën tre nga të arrestuarit është ushtruar dhunë joproporcionale, gjegjësisht, kane qenë të rrahur, edhe pse në asnjë moment gjatë arrestimit nuk kanë ofruar rezistencë.
Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe maltretimet e qytetarëve, “mëkati” i vetëm i të cilëve është se kanë shfytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese për protestë paqësore, CIVIL kërkon vendime për lirim për të gjithë ata, si dhe nisje të procedurave për përgjegjësinë e të gjithë personave që kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare.