Me konferencë për shtyp të mbajtur sot në orën 11:00 në Qendrën e Burimeve Qytetare në Shkup, filloi zyrtarisht programi nëntë ditor “Mbrojtja e Demokracisë: Horizontet e Lirisë”. Ekipi i CIVIL-it njoftoi një seri dinamike aktivitetesh të dedikuara për mbrojtjen e proceseve demokratike, lirisë së medias dhe të drejtave të njeriut në kohë kërcënimesh globale në rritje.
Nëntë ditë kushtuar të vërtetës, lirisë dhe rezistencës
Programi, i cili do të zgjasë deri më 12 dhjetor, sjell një agjendë të pasur: aktivitete mediatike, paraqitje publike, tryeza të rrumbullakëta me ekspertë, punëtori dhe një konferencë ndërkombëtare përfundimtare me pjesëmarrës të shquar nga Gjermania, Ukraina, Franca, Italia, SHBA-ja dhe rajoni, e shpalosi programin Diana Tahiri nga Civili.
Fokusi është në temat kryesore që tashmë po formësojnë të ardhmen e demokracisë:
- Operacionet hibride ruse dhe strategjitë e dezinformimit,
- roli i medias në një kohë të politikës së pas-të vërtetës,
- ndikimet autoritare në Evropë dhe rajon
- zhvillimi shpërthyes i inteligjencës artificiale, veçanërisht në kontekstet e sigurisë dhe informacionit
CIVIL-i theksoi se tema të tilla janë kritike, pasi shoqëritë në rajon janë në një periudhë ndjeshmërie në rritje, ku narrativat e rreme dhe propaganda po fitojnë një ndikim të rëndësishëm në debatin publik.
Ngjarja i fundit do të mbahet më 15 dhjetor, kur para publikut do të prezantohet Raporti i Zgjedhjeve Vendore 2025 me rekomandime strategjike.
Demokracia bie kur publiku lodhet
Një mesazh i fortë u dërgua gjithashtu në konferencën për shtyp se demokracia dështon aty ku qytetarët tërhiqen dhe institucionet mbeten pa kontroll.
Fillim me mesazh të qartë
Konferenca e sotme për shtyp shënoi fillimin e një programi që do të bashkojë studiues, gazetarë, aktivistë, intelektualë dhe partnerë ndërkombëtarë me një qëllim të përbashkët.
“Demokracia mbijeton vetëm kur mbrohet në mënyrë aktive. Ne jemi këtu pikërisht për këtë – për ta mbrojtur atë, për ta çuar përpara dhe për ta ndarë këtë detyrim me të gjithë shoqërinë.”
D. T.
Kamera dhe montimi: Arian Mehmeti
Prodhimi: CIVIL


