XHABIR DERALLA
CIVIL – Qendra për Liri sot mbush 26 vjet. Këto janë vite përkushtimi në mbrojtje të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe lirisë. Më shumë se dy dekada luftë kundër gjuhës së urrejtjes, diskriminimit dhe nacionalizmit. Punë e përkushtuar dhe e palëkundur kundër dhunës me armë dhe kultit ndaj armëve. Më shumë se një dekadë angazhim aktiv kundër dezinformatave dhe kërcënimeve hibride.
Që nga Maidan-i, deri te agresioni brutal gjenocidal që tashmë po vazhdon për katër vjet, CIVIL qëndron pa lëkundur në solidaritet të plotë dhe aktiv me Ukrainën në luftën për paqe të drejtë, liri dhe sovranitet.
Angazhimi ynë është ndërkombëtar: për paqe, për dinjitetin e të gjitha popujve dhe komuniteteve pakicë, dhe dënimi i pastrimit etnik dhe gjenocidit kudo që ndodhin.
Ne luftojmë sinqerisht dhe me qëndrueshmëri për barazi gjinore, demokraci, të drejta dhe liri për njeriun.
Kjo është CIVIL-i – dhe shumë më tepër!
Në këto 26 vjet kemi ndërtuar CIVIL-in si komunitet të njerëzve të lirë dhe përgjegjës. Pothuajse gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në veprim. Janë njerëz që nuk heshtin para padrejtësisë dhe qëndrojnë pranë viktimave kur mediat, akademia dhe institucionet heshtin. Pas çdo projekti tonë, raporti, historie dhe veprimi qëndrojnë ekspertë, aktivistë, gazetarë, studiues dhe qytetarë që çdo ditë tregojnë se ia vlen të luftosh për një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë.
Ajo që filloi si një përpjekje e vogël grupore në vitin 1999, sot është një organizatë e fuqishme me ndikim lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, e ndërtuar mbi partneritete të rëndësishme dhe me përgjegjësi edhe më të madhe. CIVIL-i nuk është vetëm organizatë, por dëshmi e gjallë se çfarë mund të arrihet me këmbëngulje, qëndrueshmëri dhe guxim. Janë 26 vjet qëndrueshmëri dhe zë pa kompromis kundër padrejtësisë, autoritarizmit dhe agresionit, dhe 26 vjet përkushtim ndaj lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
Që nga viti 1999 deri sot, nëpër kriza, presione, ndjekje gjyqësore, fushata urrejtjeje dhe turbullira politike, CIVIL-i mbetet besnik në misionin e tij: interesi publik, të drejtat e njeriut dhe dinjiteti i njerëzve.
Falënderim i madh për të gjithë ekspertët, aktivistët, gazetarët, studiuesit, partnerët dhe miqtë, si dhe për të gjithë dhuruesit dhe mbështetësit që në këto 26 vjet ishin — dhe mbeten — pjesë e historisë tonë.
Ne vazhdojmë — gjithmonë të sinqertë, gjithmonë me zë.



