Në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, CIVIL-i i bën thirrje shtetit, institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave që në mënyrë aktive të kontribuojnë në ndërtimin e kulturës së dialogut, paqes dhe jo-dhunës, të pranojnë dhe respektojnë diversitetin si pasuri, dhe të respektojnë në maksimum të drejtat dhe liritë universale të njeriut. Shtetet, qendrat politike dhe qendrat e tjera të fuqive që shkelin të drejtat e njeriut, kryejnë dhunë dhe bëjnë luftëra, duhet të ndalen dhe të mbajnë përgjegjësi për krimet e kryera.
Të gjithë aktorët në shoqëri dhe në shtet (anëtar i OKB-së) kanë detyrimin të tregojnë vullnet maksimal dhe të ndërmarrin veprime konkrete për bashkimin e diversitetit pavarësisht dallimeve etnike, fetare dhe racore, bindjeve politike, pozitës sociale dhe orientimit seksual.
Në vitin 1996, Asambleja e Përgjithshme e OKB miratoi Rezolutën 51/95 duke shpallur 16 Nëntorin si Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës.
Kjo rezolutë pasoi pas miratimit të Deklaratës mbi Parimet e Tolerancës nga shtetet anëtare të UNESCO, më 16 nëntor 1995.
Mes tjerash, Deklarata pohon se toleranca nuk është as butësi dhe as indiferencë.
Toleranca do të thotë respekt për diversitetin e pasur të kulturave të botës sonë, format e ndryshme të shprehjes dhe mënyrat e të qenit njerëzor. Pjesë e parimeve të tolerancës është edhe njohja e të drejtave dhe lirive universale të njeriut.
CIVIL-i u bën thirrje të gjithë qytetarëve të kultivojnë solidaritetin, mirëkuptimin reciprok dhe respektimin e diversitetit në komunikimin e përditshëm dhe në edukimin e brezave të rinj.
Institucionet në një shtet anëtar të OKB-së kanë detyrimin të promovojnë dhe respektojnë parimet e tolerancës dhe të komunikojnë rezultatet e politikave dhe praktikave të tyre të parashikuara me Deklaratën mbi Parimet e Tolerancës dhe Rezoluta 51/95.
Në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, CIVIL-i u bën thirrje edhe një herë institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që t’i japin fund dhunës dhe luftërave, duke vendosur një paqe të drejtë, duke zbatuar të drejtën ndërkombëtare në tërësi. Shtetet që kryejnë agresion dhe krime lufte duhet të përballen me forcën e plotë të drejtësisë ndërkombëtare dhe jo të uzurpojnë dhe gëzojnë privilegjet e organizatave ndërkombëtare, siç bëjnë Federata Ruse dhe shtetet tjera në botë.
Institucionet në një shtet anëtar të OKB-së kanë detyrimin të promovojnë dhe respektojnë parimet e tolerancës dhe të komunikojnë rezultatet e politikave dhe praktikave të tyre të parashikuara me Deklaratën mbi Parimet e Tolerancës dhe Rezoluta 51/95.
Platforma mediatike e CIVIL-it është një hapësirë për shprehjen e mendimit të lirë, pavarësisht nga cilido orientim social apo politik, apo përkatësi. Rrjetet sociale janë një hapësirë publike ku qytetarët mund të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre për një temë të caktuar që publikohet në platformat mediatike të CIVIL-it. Por kur bëhet pa respekt elementar ndaj mendimit të ndryshëm, me fyerje, gjuhë urrejtjeje, shpifje dhe intolerancë ndaj të ndryshmive, është jashtë çdo debati konstruktiv dhe dialogu dinjitoz.
CIVIL-i i respekton, përfaqëson dhe promovon të drejtat dhe liritë universale të njeriut, gjegjësisht, parimet e përcaktuara në Deklaratën e Tolerancës, që nga themelimi 25 vjet më parë.
CIVIL