CIVIL-i e dënon fuqishëm përhapjen e urrejtjes etnike dhe bën thirrje për dhunë që grupet e tifozëve kanë promovuar vazhdimisht prej vitesh. Në veçanti, shkak për këtë dënim të ashpër është ngjarja më e fundit ku dy djemë nga vendbanimi Singeliq (Çento) janë rrahur brutalisht nga grupi i tifozëve “Komiti”. Nëntë ditë para sulmit fizik, “Komitetet e Çentos” njoftuan se “Çento është gati, dhe pret sinjalin për të sulmuar!”.
Shtrohet pyetja, kush dhe pse gjatë fushatës zgjedhore i dha “amin” sulmit!? Është e qartë si dita, se dhuna dhe urrejtja në vija etnike dhe fetare janë investimet më efektive dhe më të lira në karrierën politike të personazheve të njohur. Strukturat radikale në vend përhapin urrejtje në baza etnike, fetare dhe politike pa pengesa dhe pa u ndëshkuar.
Institucionet duhet urgjentisht, me vendosmëri dhe përfundimisht të merren dhe të sanksionojnë të gjitha grupet dhe individët që përhapin urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë. Këtë thirrje CIVIL-i e ka bërë vazhdimisht prej vitesh, pavarësisht se nga cila anë vjen.
Një shoqëri në të cilën grupe të caktuara vazhdimisht thërrasin dhe ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve nuk mund të jetë e shëndetshme. Thirrjet e vazhdueshme për dhunë ekstreme nga grupe të caktuara janë pasojë e mosndëshkimit të vendosur, e cila duhet të ndalet menjëherë dhe të sanksionohen të gjithë personat e përfshirë, nga urdhërdhënësit deri te ekzekutorët!
CIVIL-i angazhohet për një shoqëri në të cilën mbretëron liria, barazia dhe drejtësia, një shoqëri në të cilën qytetarët ndihen të sigurt dhe kanë besim në institucionet, ku siguria, liria e lëvizjes dhe liria e shprehjes garantohen me ligj dhe nga funksionimi efikas i sistemit.
CIVIL