Sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbahen zgjedhjet e shtata me radhë presidenciale. Të drejtë vote në këto zgjedhje presidenciale kanë 1.814.317 votues. Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe votimi zgjat deri në ora 19:00. Votimi zhvillohet në 3.480 vendvotime në të gjithë vendin.
CIVIL – Qendra për Liri do të vëzhgojë zgjedhjet presidenciale, dhe do të mbajë katër konferenca për shtyp në të cilat do të shpalosë të dhënat e monitorimit zgjedhor të procesit zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale në mbarë vendin.
Orari i mbajtjes së konferencave për shtyp të CIVIL-it është si vijon:
- Ora 10:30 – Konferencë për shtyp me rekomandime nga organizata
- Ora 14:30 – Konferencë për shtyp me të dhëna nga monitorimi i CIVIL-it
- Ora 17:00 – Konferencë për shtyp me të dhëna nga monitorimi i CIVIL-it deri në orën 16:00
- Ora 21:00 – Konferencë për shtyp me të dhëna nga monitorimi i CIVIL-it deri në orën 19:00 dhe vlerësim preliminar i ditës së zgjedhjeve.
Konferencat për shtyp të CIVIL-it do të mbahen në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Qendra e shtypit e CIVIL-it do të jetë e hapur për media gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve, ndërsa do të ketë edhe adresime të jashtëzakonshme, nëse ka informacione urgjente nga terreni.
E mirëseardhur është edhe prania personale dhe pjesëmarrja virtuale e përfaqësuesve të mediave. Konferencat për shtyp do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e organizatës në Facebook dhe video kanalin në YouTube.
CIVIL u dëshiron qytetarëve të kenë zgjedhje të qeta, demokratike, të lira dhe të ndershme.
N. A.