Pjesëmarrja deri në orën 13:00 në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale është 26.35 për qind, ose 430.364 qytetarë kanë votuar nga vendvotimet nga të cilat kanë mbërritur të dhënat. Kjo është 6 për qind më shumë se zgjedhjet e vitit 2019, tha në një konferencë për media kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski.
Sipas të dhënave të marra, dalja më e madhe është në Novaci, 42,87 për qind, ndërsa më e ulëta në Vrapçisht, 10,18 për qind. Deri më tani, votimi ka qenë i qetë në të gjitha qendrat e votimit.
Deri më tani në KSHZ janë dorëzuar 140 kundërshtime, nga të cilat 16 janë pranuar dhe votuesit janë lejuar të votojnë, 8 janë hedhur poshtë dhe 9 janë refuzuar. Kundërshtimet e mbetura janë duke u proceduar.
Këto zgjedhje monitorohen nga 950 vëzhgues vendorë dhe 540 ndërkombëtarë dhe 58 gazetarë të huaj. Për zgjedhjet e sotme presidenciale, në listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 qytetarë.
Qendra për Liri – CIVIL këto zgjedhje i monitoron me 51 vëzhgues.