CIVIL-i do të mbajë pres konferencë me temë “ Dhjetë ditë qeveri teknike”, sot, 9 shkurt, me fillim në ora 11, në pres qendrën e organizatës në Biznes Qendrën “Palloma Bjanka, kati i tretë.
Civil-i zbaton monitorim afatgjatë të proceseve politike dhe zgjedhore në vend që nga viti 2008. Si edhe gjatë viteve të kaluara pas marrëveshjes së Përzhinos, pjesë e këtij monitorimi është edhe monitorimi i punës së qeverisë teknike, përbërja e së cilës ishte e votuar në kuvend më 28 janar.
Civil-i zbatoi monitorim në më tepër fusha, nga të cilat për pres konferencën e pare do të ndajmë
– Dezinformatat dhe propaganda lidhur me funksionimin e qeverisë teknike
– Narativat kryesore propagandiste në dhjetë ditët e para të qeverisë teknike
– Sjellja e funksionarëve të qeverisë teknike në kontekstin e sundimit të mirë, përgjegjësisë dhe transparencës.
Përfaqësuesit e Civil-it do të prezantojnë disa gjetje ilustruese në fushat që i mbulon gjatë monitorimit.
CIVIL