• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MULTIKULTURË

Allagjozovski: Një shoqëri e ndarë është pre e lehtë për politikat etno-nacionaliste

May 19, 2023
in DEKLARATA, MULTIKULTURË, POLITIKË
Allagjozovski: Një shoqëri e ndarë është pre e lehtë për politikat etno-nacionaliste
Share on FacebookShare on Twitter

Demokracia dhe të drejtat e njeriut nuk arrihen njëherë e përgjithmonë. Në një moment të caktuar, ne duhet t’i zbatojmë ato politika në baza ditore që të kemi rezultate. Përndryshe, konteksti mund të prishet. “Fatkeqësisht, në vendin tonë kemi edhe qarqe partiake dhe politike që ende insistojnë në politika etno-nacionaliste, ksenofobike dhe ato qendra investojnë mjedisin pavarësisht se sa politika qeveritare ka”, tha Robert Allagjozovski, koordinator kombëtar për multikulturalizëm në Konferencën e CIVIL-it “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Perceptimet, shpresat dhe frika, sfidat dhe zgjidhjet”. Allagjozovski theksoi se politikat e qeverisë para së gjithash janë për të gjitha institucionet e shtetit që të përmirësojnë kapacitetet e tyre dhe të mbrojnë dhe promovojnë më mirë të drejtat e komuniteteve.

“Konceptimet ndërkulturore që janë pjesë e konceptimit të ri në Ministrinë e Arsimit janë veçanërisht të rëndësishme. Në këtë kuptim, Byroja për Zhvillimin e Arsimit vazhdimisht i rishikon tekstet shkollore nga këndvështrimi i stereotipeve të ndryshme. Dialogu ndërkulturor gjithmonë promovohet”, theksoi Allagjozovski.

Allagjozovski shtoi se një nga zgjidhjet kryesore për daljen nga segregacioni në shkolla është respektimi i Rezolutës së Këshillit të Ministrave të vitit 2022 nr. 10, për avancim në më tepër  nivele .

“E përshëndes  praninë e kryetarëve të komunave. Ne do të duhet të bëjmë shumë gjëra së bashku si pushtet qendror dhe vendor pikërisht për të eliminuar segregacionin dhe për të krijuar platforma për kohezionin social dhe për të thyer ato boshllëqe në të cilat shoqëria jonë jeton ende e ndarë pavarësisht rezultateve të luftës. Kjo e bën atë pre e lehtë për politikat etnonacionaliste që janë të pranishme”, tha Allagjozovski.

Kamera: Atanas Petrovski

Montazhi: Arian Mehmeti

Fotografia: Biljana Jordanovska

Next Post
Arsovski: Duhet të mësojmë t’i shohim dallimet tona si përparësi, jo si pengesë

Arsovski: Duhet të mësojmë t'i shohim dallimet tona si përparësi, jo si pengesë

Hoxhiq: Të drejtat nuk jepen një herë e përgjithmonë, por avancohen në kontekstin e kohës në të cilën jetojmë

Hoxhiq: Të drejtat nuk jepen një herë e përgjithmonë, por avancohen në kontekstin e kohës në të cilën jetojmë

  • Ballina
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom