Demokracia dhe të drejtat e njeriut nuk arrihen njëherë e përgjithmonë. Në një moment të caktuar, ne duhet t’i zbatojmë ato politika në baza ditore që të kemi rezultate. Përndryshe, konteksti mund të prishet. “Fatkeqësisht, në vendin tonë kemi edhe qarqe partiake dhe politike që ende insistojnë në politika etno-nacionaliste, ksenofobike dhe ato qendra investojnë mjedisin pavarësisht se sa politika qeveritare ka”, tha Robert Allagjozovski, koordinator kombëtar për multikulturalizëm në Konferencën e CIVIL-it “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Perceptimet, shpresat dhe frika, sfidat dhe zgjidhjet”. Allagjozovski theksoi se politikat e qeverisë para së gjithash janë për të gjitha institucionet e shtetit që të përmirësojnë kapacitetet e tyre dhe të mbrojnë dhe promovojnë më mirë të drejtat e komuniteteve.
“Konceptimet ndërkulturore që janë pjesë e konceptimit të ri në Ministrinë e Arsimit janë veçanërisht të rëndësishme. Në këtë kuptim, Byroja për Zhvillimin e Arsimit vazhdimisht i rishikon tekstet shkollore nga këndvështrimi i stereotipeve të ndryshme. Dialogu ndërkulturor gjithmonë promovohet”, theksoi Allagjozovski.
Allagjozovski shtoi se një nga zgjidhjet kryesore për daljen nga segregacioni në shkolla është respektimi i Rezolutës së Këshillit të Ministrave të vitit 2022 nr. 10, për avancim në më tepër nivele .
“E përshëndes praninë e kryetarëve të komunave. Ne do të duhet të bëjmë shumë gjëra së bashku si pushtet qendror dhe vendor pikërisht për të eliminuar segregacionin dhe për të krijuar platforma për kohezionin social dhe për të thyer ato boshllëqe në të cilat shoqëria jonë jeton ende e ndarë pavarësisht rezultateve të luftës. Kjo e bën atë pre e lehtë për politikat etnonacionaliste që janë të pranishme”, tha Allagjozovski.
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Biljana Jordanovska