• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ANALIZË

Istrefi: Me gjykimin e liderëve të UÇK-së, akuzohet beteja e njerëzimit për lirinë

April 7, 2023
in ANALIZË, POLITIKË, RAJON
Istrefi: Me gjykimin e liderëve të UÇK-së, akuzohet beteja e njerëzimit për lirinë
Share on FacebookShare on Twitter

Me fillimin e gjykimit të ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë hapur shumë dilema. Shoqëria kosovare dhe intelektualët e këtij vendi janë të ndarë lidhur me këtë çështje.

CIVIL Media bisedoi me drejtorin ekzekutiv të Ballkan Forumit, analistin politik Astrit Istrefi

A po krijohet precedent i rrezikshëm me këtë proces?

“Në bankën e të akuzuarve të Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Holandë, tani është vënë integriteti i procesit dhe i vetë institucionit. Akuzat ndaj ish-luftëtarëve për lirinë e Kosovës, individëve që mobilizuan anën e ndritshme dhe ndërgjegjen e drejtë të botës, po kërcënojnë krijimin e precedentit më të rrezikshëm të botës demokratike: dënimin e luftës së drejtë për liri të një populli të kërcënuar me shfarosje dhe dëbim”, deklaroi Istrefi.

Ai tha se integriteti i procesit dhe i institucionit tani është vënë në bankën e të akuzuarve të Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

“Njëzetekatër vjet më parë, luftëtarët e lirisë, rreshtuan NATO-n dhe vendet demokratike në krahun e drejtësisë dhe i bënë të ndërhynin për t’i dhënë fund masakrës dhe spastrimit masiv të popullit të Kosovës, si dhe shkeljes së rëndë të të drejtave të njeriut, të të gjithëve në Kosovë. Në thelb, në këtë gjyq, duket se akuzohet beteja e njerëzimit për lirinë, të drejtën dhe demokracinë”, tha Istrefi.

Akuzat krijojnë përshtypje se e keqja mund të triumfojë mbi të drejtën

Në prononcim për CIVIL Media, Istrefi e analizon këtë precedent edhe nga këndvështrimi i ngjarjeve aktuale.

“Në këtë moment kyç të historisë moderne të njerëzimit, kur bota po përballet me rrezikun madhor për demokracinë dhe liritë e njeriut që na vjen nga Rusia, po akuzohen njerëzit që në momentin e duhur ishin në anën e drejtë të historisë”, thotë Istrefi.

Për të është tërësisht e kuptueshme që njerëzit në Kosovë kanë përshtypje tejet negative për procesin gjyqësor që zhvillohet kundër ish-liderëve të UÇK-së.

 “Akuzat ndaj tyre, krijojnë përshtypjen se e keqja mund të triumfojë mbi të drejtën dhe të vërtetën nëse arrihet masa kritike e shpërfilljes ndaj parimeve universale të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Forcimi i ndikimit rus në Ballkan

Sipas analizës së Istrefit, ky proces kundër ish-liderëve të UÇK-së vetëm sa do të forcojë ndikimin e Rusisë në Ballkan.

“Një gjë e tillë fuqizon ndikimin e Rusisë në Ballkan, duke na afruar në një humnerë të rrezikshme për njerëzimin”, paralajmëroi Istrefi për CIVIL Media.

Çfarë dihet për akuzat ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së?

Katër komandantët e lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që dyshohet se janë kryer në Kosovë ndërmjet viteve 1998 dhe 2000. Prokuroria njoftoi se në këtë proces do të paraqesë 312 dëshmitarë.

Hashim Thaçi ishte lider politik i UÇK-së para dhe gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999, deri në shpërbërjen e saj. Kadri Veseli ishte shef i inteligjencës së UÇK-së, Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së, ndërsa Rexhep Selimi ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Prokuroria Speciale për Kosovën, me seli në Hagë, i akuzon ata për krime të përndjekjes dhe burgosjes, si dhe akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave. Sipas pretendimeve të prokurorisë, krimet janë kryer në periudhën nga prilli 1998 deri në gusht 1999 në disa lokacione në Kosovë dhe Shqipëri.

Nazmi Abdurahmani

Tags: Astrit IstrefiBallkanUÇK
Next Post
Kryetari i komunës së Shtipit, Jordanov, në takim me CIVIL: Nuk ka dyshime për mbështetjen e multikulturalizmit dhe vlerave evropiane

Kryetari i komunës së Shtipit, Jordanov, në takim me CIVIL: Nuk ka dyshime për mbështetjen e multikulturalizmit dhe vlerave evropiane

Kryetari i Komunës Qendër, Gerasimovski, në takim me CIVIL-in: E keni mbështetjen tonë në interes të të gjithë qytetarëve, për multikulturalizëm dhe vlera evropiane

Kryetari i Komunës Qendër, Gerasimovski, në takim me CIVIL-in: E keni mbështetjen tonë në interes të të gjithë qytetarëve, për multikulturalizëm dhe vlera evropiane

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom