Kërcënime për vendosje të bombave kanë arritur sot në mëngjes në disa shkolla të Shkupit. Alarme për bomba, sipas informatave, kanë arritur në disa shkolla në komunën e Çairit dhe të Aerodromit.
Përveç alarmeve për bomba nëpër shkolla fillore dhe të mesme, kërcënime anonime për vendosje të bombave në fillim të javës kishte edhe në institucione dhe qendra tregtare.
Ndryshe që nga 26 tetori në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.