Numri i gazetarëve nëpër burgje këtë vit ka shkuar në 533, theksohet në raportin vjetor të organizatës joqeveritare “Reporterët pa kufij”. Për krahasim, vitin e kaluar numri i gazetarëve që përfunduan në burg ishte 488.
Është rritur edhe numri i gazetarëve të vrarë. Sivjet është 57. Vitin e kaluar ishte 48, ndërsa në vitin 2020 ky numër shkoi në 50.
Më shumë se gjysma e rasteve të gazetarëve nëpër burgje këtë vit (të dhëna nga 1 dhjetori) janë në 5 vende: Kinë (110 raste), Mianmar (62), Iran (47), Vietnam (39) dhe Bjellorusi (31).
Në raportet theksohet se autoritetet iraniane kanë burgosur një numër të madh të gazetarëve në 20 vitet e fundit, që kur Republika Islamike u përfshi nga protestat masive që filluan në shtator.
Në raportin e organizatës joqeveritare theksohet se sivjet janë mbyllur 78 gazetare. Për krahasim, vitin e kaluar kjo shifër ishte 60.