“Mënyra më reale do të ishte që qendrat mediale bashkëkohore që realisht japin informacione në nivelin shtetëror ose ndërkombëtar të kenë qasje të verifikimit dhe aty ku hasen se janë propagandë agresive të kësaj natyre të merren masa penale. Derisa nuk merren masa dhe sanksione penale qoftë ndaj grupeve ose individëve kjo do të jetë në rritje sepse shumë grupacione dhe shtete i shfrytëzojnë këto raste”, theksoi profesori universitar Bashkimin Selmani në intervistë për CIVIL Media.
Ai në prononcimin e tij theksoi se mes informatës, dezinformatës dhe propagandës fatkeqësisht është edhe mënyra e viktimizimit qoftë të individëve, shoqërisë apo dhe shtetit.
“Propaganda në pjesën historike, mund ta marrim në zhvillimin e shoqërisë, gjithmonë ka qenë pjesë e veglave të arritjes së qëllimeve të grupeve të caktuara edhe shtetit”, tha Selmani.
Mes tjerash ai potencoi se nëse bëjmë një krahasim të dezinformatës reale dhe propagandës që aktualisht ushtrohet mes dy taboreve, taborit përkrahës të Rusisë dhe Ukrainës do të vërejmë se një pjesë e madhe e viktimizimit psikologjik te qytetarët ndodh pikërisht përmes propagandës dhe dezinformatës që fatkeqësisht është investuar shumë kohëve të fundit dhe fatkeqësia më e madhe deri tash është se nuk ka ndodhur që media, individ, grupacione të përgjigjen.
Nazmi Abdurahmani
kamera dhe montazhi: Arian Mehmeti
Intervista është pjesë e projektit “Gazetaria rezistente në luftën kundër dezinformatave dhe propagandës” të cilin CIVIL e zbaton në partneritet me Youth4Media (Y4M), me mbështetje të Qeverisë së Vestfalisë së Renit Verior, Dyseldorf, Gjermani.